Shqiperia

Spanjë arrestohet narkotrafikanti Kreshnik Farruku: Telashe për politikanë në Durrës e Tiranë

Polica spanjolle këtë fundjavë prangosi Kreshnik Farrukun të kërkuar nga Interpol Roma për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë të strukturuar kriminale. Kreshniku i njohur edhe me mbiemrin Budlla në vitin 2007 ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Përvecse në kërkim nga pala italiane Kreshnik kishte pasur probleme edhe me drejtësinë spanjolle, sepse dyshohej që nga viti 2008 si pjesëmarrës në grabitje me dhunë dhe në vrasje. Arrestimi i Farrukut u krye në Lagjen Tetuan të Madridid. Farruku ka pasur probleme edhe me drejtësinë shqiptar, që i ka sekuestruar mbi 1 milion euro pasuri të tundshme e të patundshme. Farruku ka rënë pre e një atentati në  zonën e Don Boskos në Tiranë në vitin 2015. Në këtë atentat u plagos një kliente e një bari, ndërsa pinte kafe me të shoqin dhe fëmijën e vet të mitur. Në vitin 2014 vëllait të Kreshnikut iu bë një atentat në Durrës.

Policia spanjolle po përpiqet të kuptojë edhe lidhjet e Farrukut me politikanë shqiptarë në Tiranë dhe në qytetin port të Durrësit, si edhe kontakte të tijat me segmente të devijuara të policisë shqiptare. Me interses për thellimin e hetimeve të policisë spanjolle është zbërthimi i mekanizmit të gjakmarrjes midis fiseve Farruku dhe Kërtalla në Shijak dhe Manzë,  dy qyteza, që ndodhen ndërmjet Tiranës kryeqytetit shqiptar dhe Durrësit, portit kryesor të Shqipërisë./GJERGJI THANASI/GAZETA IMAPKT

OPINIONE