Flet çdo javë në telefon me Vuçiçin

Flet çdo javë në telefon me Vuçiçin”, kryetari i komunës së Preshevës akuzon Ramën për politikë antishqiptare.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, deklaroi sonte se në këto 20 vitet e fundit, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se Prishtina dhe Tirana nuk i kanë mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“20 viteve të fundit, fare nuk kanë bërë për Luginën e Preshevës, dhe më vënë në situatë të imponuar për të kritikuar. Sepse unë e pres nga Serbia të na bëjnë atë që e bëjnë, por që na harrojnë qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë”, ka thënë Arifi.

Më pas ai tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama bisedon një herë në javë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Kemi pritur që të bëjnë avokim për të drejtat tona, Shqipëria që është në shumë vite në organizata ndërkombëtare. Serbia ka qenë udhëheqëse e OSBE. Shqipëria  e cila e ka një kryeministër që është mik me Aleksandër Vuçiçin një herë në javë dhe takohet disa herë në vit”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate në studion e televizionit T7 në Kosovë, gazetari Ilir Mirena e pyeti se “nga e ka këtë informacion për Ramën”.

“Dihet kjo”, tha Arifi.

“Jo, kjo dihet, është paragjykim”, ia ktheu Mirena./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne