300 fëmijë palestinezë të vrarë në krimet 24 orësh të regjimit pushtues sionist

Statistikat zyrtare palestineze tregojnë se kriminelët sionistë kanë vrarë 300 fëmijë të pafajshëm palestinezë në vetëm 24 orë gjatë bombardimeve në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Agjencia e lajmeve IRNA të hënën njoftoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Rripin e Gazës në statistikat e tij të fundit njoftoi se numri i fëmijëve të vrarë në bombardimet e ushtrisë së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës është rritur në 5500.

Sipas këtij raporti, këta fëmijë, së bashku me një numër civilësh të tjerë palestinezë, janë vrarë gjatë bombardimeve të rënda të spitaleve dhe shkollave në Rripin e Gazës dhe gjatë sulmit të avionëve luftarakë të regjimit izraelit ndaj grupeve të refugjatëve palestinezë.

Sot (20 nëntor) është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ndërsa në Gaza në 44 ditët e fundit janë martirizuar më shumë se 5500 fëmijë të pafajshëm palestinezë.

Më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës nisën një operacion befasues të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Rripi i Gazës kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist dhe ky regjim, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumicës së shteteve perëndimore, mori masa për t’u hakmarrë dhe kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e grupeve të rezistencës, duke bombarduar qendra mjekësore dhe shtëpi të banimit dhe në përgjithësi popullatën civile të Rripit të Gazës./Parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne