45 të vdekur, Hamasi dënon sulmin e Izraelit në shkollën UNRWA: Masakër e tmerrshme dhe e paramenduar

Hamasi e ka cilësuar bombardimin nga ushtria izraelite (IDF) ndaj shkollës së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez (UNRWA-së (6 qershor), si një “masakër të tmerrshme”. Për kreun e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë ( UNWRA ), Philippe Lazzarini, sulmi ajror izraelit në një nga shkollat ​​e organizatës në Nuseirat, në Rripin e Gazës, ka ndodhur “pa paralajmërim”.

“Është një krim i kryer me paramendim”, u konsiderua kështu sulmi përpara se t’i kërkohej komunitetit ndërkombëtar që të marrë përgjegjësitë e tij dhe të ushtrojë presion mbi okupatorin për të ndaluar këtë gjenocid brutal.

Në sulmin ndaj Shkollës së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez (UNRËA-së, cila përdoret si strehë për personat e zhvendosur në Nuseirat, në Rripin e Gazës, mbetën të vdekur rreth 45 persona./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne