A do të pushojë lufta në Gaza gjatë Ramazanit? Blinken pa përgjigje nga Tirana

Situata në Gaza është tejet alarmante ku vrasjet, bombardimet dhe ofensivat e zionistëve izraelite nuk kanë të mbaruar. Blinkeni është pyetur për situten ne Gaza por nuk kishte pergjigje specifike përvec retorikes se jemi në gjetjen e njëë zgjedhje të mundshme por duhet të jemi të kujdeshëm, ku kuptohet që SHB  nuk do ndalim lufte në Gaza.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e kosideroi një çështje tejet të vështirë ndërprerjen e luftës në Palestinë për periudhën e Ramazanit.

Gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Rama, Sekretari Blinken nuk ka dhënë një përgjigje të drejtëpërdrejtë, por e lidhi armëpushimin me rezultatet e përpjekjeve për lirimin e pengjeve. Më poshtë fjala e Blinkenit:

Antony Blinken: Ndërsa përsa i përket çështjes së pengjeve, sikurse jeni në dijeni ne kemi dhënë një propozim që e cila përmbledh atë që Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë që të punojnë me Izraelin dhe që është një propozim, i cili është bërë bashkarisht dhe ia kemi dorëzuar. Dhe është gjithashtu në përgjigje të Hamasit një javë më parë dhe është diçka që ne besojmë, sikurse e shpreha dhe atëherë, që në fakt ka ende disa gjëra që ende nuk janë miratuar. Gjithashtu ofron mundësinë që të punojmë drejt një marrëveshje. Tashmë jemi në një proces së bashku me partnerët tanë të Katarit, Egjiptit dhe të Izraelit për të punuar për këtë dhe duke punuar në mënyrë shumë intensive së bashku me qëllimin që mund të gjejmë një marrëveshje, një dakordësi dhe besoj që kjo është e mundur, por sikurse u shpreha ka disa çështje që janë shumë të vështira, të cilat duhet të zgjidhen, por jemi të angazhuar, jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që të mundemi për të bërë përpara dhe për të parë nëse mund ta arrijmë një marrëveshje dhe ne e dimë se si duket suksesi, e kishim atë kur patëm mundësi që të bënim, në fakt marrëveshjen e parë kur patën mundësi që mund të lëshonim 105 pengjet e para, gjithashtu rezultoi në një pauzë në të gjithë këto operacionet ushtarake. Gjithashtu asistenca, ndihma humanitare që iu ofrua njerëzve. Nëse mund të arrihet këtu një marrëveshje tjetër, sigurisht që ofron perspektivën e asaj që duhet bërë që është në krye të listës tonë. Që është në fakt të kthehen pengjet në shtëpi, por edhe të mund të kemi një pauzë më të gjatë, e cila gjithashtu sjell përfitime të tjera. Kështu që qëndrojmë tejet të fokusuar në këtë dhe besoj që është e mundur./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne