Mazda Parsi
Mijëra qytetarë shqiptarë dolën në rrugët e Tiranës për të protestuar kundër ndërtimit të një resorthi luksoz bregdetar, i cili lidhet me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, ndërkohë që thirrjet për bllokimin e këtij projekti vijnë gjithnjë në rritje.
Protestat lidhen kryesisht me shqetësimet mjedisore, pronësinë e tokës, transparencën, llogaridhënien dhe favorizimin e supozuar ndaj investitorëve të huaj të lidhur me familjen Trump. Shumë protestues po përdorin slogane të tilla si „Shqipëria nuk është në shitje“ dhe po kritikojnë atë që e konsiderojnë si një vendimmarrje opake (netransparente) të qeverisë.
Megjithatë, kryeministri shqiptar Edi Rama akuzoi të premten qeverinë iraniane për nxitjen e tubimeve të vazhdueshme në Tiranë. Ai pretendon se Irani qëndron pas protestave kundër resorthit të Kushnerit duke përdorur dizinformimin.
Rreshtimi i ngushtë i Shqipërisë me preferencat e politikës së SHBA-së, veçanërisht sa i përket strehimit të Muxhahedinëve të Popullit (MEK), kontribuoi në një rikalibrim të ndjeshëm të qëndrimit të Teheranit ndaj Tiranës. Ky proces përshpejtoi ndërprerjen diplomatike dhe kulmoi me sulmet kibernetike të viteve të kaluara kundër institucioneve shtetërore shqiptare, të cilat iu faturuan Iranit.
Irani ishte koshient për ndjeshmërinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin dominues të institucioneve perëndimore në rajon, por angazhimi i tij i kufizuar në marrëdhëniet kulturore dypalëshe u tensionua gjithnjë e më shumë pas vendimit të Shqipërisë për të strehuar MEK-ut — një grup i klasifikuar më parë si terrorist, me një histori të gjatë aktesh dhune kundër civilëve dhe zyrtarëve iranianë.
Relokimi i anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri, i mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja për arsye të supozuara humanitare dhe sigurie, shënoi një kthesë kritike në marrëdhëniet dypalëshe. Për qeverinë e Teheranit, prania e një grupi opozitar të organizuar që vepron nga territori shqiptar u perceptua si një sfidë direkte ndaj interesave të saj politike dhe të sigurisë.
Sidoqoftë, ndërsa Edi Rama po përpiqet t’i projektojë problemet e tij politike dhe ekonomike tek Irani, protestat në Shqipëri janë kryesisht me natyrë të brendshme, sipas mediave kryesore ndërkombëtare si Reuters, The Guardian dhe AP. Thirrja e protestuesve është e përqendruar te shqetësimet mjedisore, akuzat për korrupsion dhe pakënaqësia më e gjerë ndaj qeverisë. Protestuesit kanë kërkuar madje edhe dorëheqjen e Ramës.
Akuzat e Ramës ndaj Iranit duken si një përpjekje politike për të riframuar (rikonceptuar) një kontroversë të brendshme në terma të sigurisë kombëtare. Vetë prania e MEK-ut në Shqipëri mund të kthehet në një kërkesë madhore të protestës. Një lëvizje proteste e përqendruar te transparenca dhe llogaridhënia mund të zgjerohet lehtësisht në kërkesa të tjera. Kjo do të përshtatej natyrshëm në një lëvizje më të gjerë që kritikon vendimmarrjen opake dhe konsultimin e pamjaftueshëm publik.
Nëse vëmendja e publikut zhvendoset drejt transparencës qeveritare, rezultati politik mund të jetë që më shumë shqiptarë të fillojnë të pyesin se pse një vendim aq i rëndësishëm i politikës së jashtme dhe të sigurisë — strehimi i mijëra anëtarëve të një grupi ekstremist të ngjashëm me një sekt — ka marrë aq pak shqyrtim publik apo debat parlamentar. MEK-u mund të bëhet një nga disa shembujt e cituar nga aktivistët që kërkojnë zbardhje më të madhe dhe mbikëqyrje publike të vendimeve të mëdha të qeverisë. Kësisoj, shqetësime më të gjera do të ngrihen nga shoqëria civile dhe vëzhguesit e qeverisjes rreth transparencës, konsultimit dhe llogaridhënies në Shqipëri.
/nejatngo.org

















