A duhet Shqipëria ta prishë marrëveshjen me MEK sipas Kim?

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një konferencë për mediat nga Ambasada Amerikane u shpreh se SHBA është e vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë.

Gjithashtu ajo theksoi se vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, duke veçuar atë në drejtësi, për të cilën theksoi se ka pasur rezultate pozitive edhe pse shtoi se ka ende shumë punë për të bërë.

“Ne nuk do të ndalemi kurrë duke mbështetur Shqipërinë, ndërsa kemi forcuar demokracinë në vend. Bashkëpunimi ynë për mbrojtjen ka sjellë rezultate të mira”, u shpreh ambasadorja amerikane Kim, duke shtuar: “SHBA ka afruar 50 mln dollarë për mbrojtje kibernetike, duke shtuar se kjo është paketa më e madhe e ofruar ndonjëherë”.

Nëse Shqipëria duhët të prishë apo jo marrëveshjen me MEK, vendimi i takon qeverisë shqiptare, u shpreh Kim.

Kim iu përgjigj interesit të medias, lidhur me aksionin e policisë një dite më parë në kampin e MEK.

“Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare, por një gjë është e qartë. Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka terma të caktuara që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj, dhe këto duhet të zbatohen prej tyre”, u shpreh ambasadorja Kim. /Dita

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne