Rexhep ELEZAJ
Po qese e analizojmë mirëfilli Rendin botëror i ndërtuar pas LDB-re, me 1945, së pari Organizatën e Kombeve të Bashkuara, OKB-në, sidomos Këshillin e Sigurimit (KS) dhe i shfletojmë dokumentet mbi rolin dhe angazhimin e kësaj organizate për më shumë se 80 vite, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit midis vendeve të botës, zhvillim ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë, do të gjejmë një realitet tejet zhgënjyes, se si ky organ legjitim dhe më i larti botëror, nuk ka arritur ta zgjidh, gati asnjë problem ose konflikt në botë.
Ja disa shembuj;
1.) Në vitin 1948 me rezolutë të OKB-së nr. 181 do vendoset formimi i shtetit izraelit dhe atij palestinez në Palestinë, duke e ndarë territorin e saj sipas tipit 51/49 në favor të Izraelit. Ndërsa, nga KS janë nxjerr me dhjetëra rezoluta për zgjidhjen e konfliktit arabo-izraelit, por edhe pas katër luftërave të përgjakshme midis tyre, me 1956, 1967, 1973, 2023, OKB-ja dhe KS nuk kanë arritur për 80 vite që ta sigurojnë paqen mes këtyre dy popujve dhe as stabilitetin në Lindjen e mesme.
2.) Kriza e Suezit me 1956 kur Egjipti nacionalizoi kompaninë në pronësi francezo-britanike që e menaxhonte kanalin e Suezit, Britania e Madhe, Franca dhe Izraeli ndërmorën operacionin “Musketeer”, Izraeli pushtoi Sinain, Franca dhe Britania e pushtuan sërish zonën e kanalit, por ishin SHBA-të ato që e detyruan Izraelin, Francën dhe Britaninë që të tërhiqeshin, ndërsa OKB-ja nuk kishte pothuajse asnjë rol në këtë krizë.
3.) Kriza kubane e raketave në vitin 1962 mes SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, i cili u përshkallëzua në një krizë ndërkombëtare për shkak të vendosjes së raketave amerikane në Itali dheTurqi, dhe raketave balistike ruse në Kubë, e cila gati sa nuk shndërrua në luftë bërthamore midis dy superfuqive, ndërsa roli u OKB-së në këtë krizë ishte in-ekzistent.
4.) Lufta në Afganistan (1979-1989), kur armata e kuqe hyri në Afganistan, duke e mbajtur dhjetë vite nën okupim, që ishte një dështim i madh për Rusinë, u detyruan të tërhiqen nga Afganistani. Cili ka qenë roli i OKB-së, Zero.
5.) Krizat dhe konfliktet në Afrikë, si ai në Agolë (1975-2002), një konflikt shumë mizor, kur portugezët u larguan nga Angola dhe Mozambiku, dhe ku nga viti 1975 deri 2002, pati mbi 500 mijë viktima.
Kriza dhe konflikti në Etiopi (1977-1978) në Ogaden mes Somalisë dhe Etiopisë, si dhe shumë tjera në Çad, Saharën perëndimore, krizat e shumta humanitare, uria e madhe dhe sëmundjet e shumta, ku roli i OKB-së në zgjidhjen e tyre ka qenë shumë i vogël.
6.) Krizat në Amerikën latine, si ajo në Guatemalë (1954) Kanali Panamasë, etj., ishin të shumta, në zgjidhjen e të cilave OKB-ja nuk kishte kurrfarë roli.
7.) Krizat dhe luftërat në Ballkan:
Lufta e përgjakshme në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
Po mos të ndërhynte NATO-ja, a do mund ta ndalnin luftën forcat e UNPROFOR-it, të cilat kriminelët serb i lidhnin për shtylla të rrymës elektrike në Foçë, etj. Po mos të ndërhynte NATO-ja, a do të çlirohej Kosova nga barbaria serbe? Jo asnjëherë. Dhe sa për rolin e OKB-së Kosova edhe sot do ishte nën okupimin e Serbisë.
Por, ajo që në gjithë këtë zallamahi botërore që ishte gjëja më absurde, e drejta e vetos për 5 shtetet anëtare të përhershme në KS të OKB-së, SHBA-të, Kina, Rusia, Franca dhe Anglia, të cilat, varësisht nga interesat e tyre politike, me të drejtën e vetos kanë bllokuar me dhjetëra rezoluta dhe dekrete me të cilat mund të zgjidheshin shumë konflikte në botë, por përdorimi i vetos siç ishte ajo ruse dhe kineze kundër aprovimit të Rezolutës së KS për ndërhyrje ushtarake të NATO-s në Kosovë për ta ndaluar gjenocidin serb ndaj 2 milion shqiptarëve, akt të cilin NATO-ja dhe SHBA-të u detyruan ta bënin pa rezolutë të KS, ngase në pyetje ishte shpëtimi i një populli nga zhdukja e tij fizike dhe masakrat masive.
Atëherë, shtrohet pyetja, se cili ishte roli i OKB-së dhe KS në ndalimin e gjenocidit serb në Kosovë, mjerisht, ishte barazi me zero.
8.) Lufta në Ukrainë e filluar në mars 2022 ende nuk ka përfunduar, roli i OKB-së Zero.
9.) Lufta Izrael – Hamas 2023, i cili zgjati dy vite dhe që mori mbi 100 mijë viktima palestineze, që, po mos të ndërhynin SHBA-të dhe vetë presidenti D. Trump, lufta ende nuk do të ishte ndalur, por nuk do kishte as Plan prej 28 pikave për zbatimin e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, për mbi këqyrjen dhe implementimin e saj presidenti Trump ka formuar pardje edhe Bordin e Paqes në Davos të Zvicrës për rindërtimin e Gazës së shkatërruar plotësisht nga Izraeli.
Po, në eliminimin e Apart-hejdit në Afrikën e jugut, i cili ka zgjatur nga viti 1948 deri në vitin 1991, çfarë bëri OKB-ja për lirinë dhe barazinë njerëzore mes të zinjve dhe të bardhëve në atë pjesë të botës? Asgjë prej gjëje!
Andaj, çfarë ishte roli i OKB-së në konfliktin izraelito-palestinez i cili zgjati mbi 80 vite, e cila nuk arriti të zgjidh asgjë për ta ndaluar gjenocidin izraelit në Gaza, madje nuk po arrin as sot të dërgojë ndihma humanitare palestinezëve të mbetur pa kulm mbi kokë dhe pa asnjë ndihmë shëndetësore dhe ushqimore.
10.) Krizat humanitare: nuk mbahet mend që ndonjëherë OKB-ja ka arritur të zgjidh ndonjë krizë humanitare, sidomos në Afrikën e varfër dhe të pazhvilluar, ku ka pasur me qindra kriza ushqimore dhe shëndetësore, sidomos në zona që shpesh preken nga thatësirat dhe përmbytjet nga të reshurat e shumta, si dhe krizat humanitare dhe uria vdekjeprurëse në shumë shtete afrikane, e që sipas statistikave botërore nga viti 1982 deri me 1992 nga uria kanë vdekur rreth 2 milionë njerëz.
Pra, në bazë të këtyre, dhe shumë fakteve që nuk u përmendën, OKB-ja, ose duhet të reformohet në një organizatë kredibile me ndikim real në zgjidhjen e krizave dhe luftërave në botë, ose, duhet të shuhet dhe në vend të saj të formohet një mekanizëm më efektiv, i cili do ta luante rolin e plotë sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, e jo vetëm të sodis konfliktet në botë.
Në këtë kontekst, mendoj se formimi i Bordit të Paqes nga presidenti amerikan D. Trump, nuk mund ta zëvendësojë rolin e një OKB-je të re, për shkak të ndasive në nivel botëror, gjë që këtë ndarje e tregoi në Davos akti i formimit të tij, të cilit iu bashkuan shumë pak shtete të botës, gjegjësisht për shkak të refuzimit të vendeve kryesore të Evropës dhe atyre me ndikim në botë./fb

















