Agjenda 2030

Nga: Sanja Marčetić
Agjenda 2030 është plani strategjik ushtarak për robërimin e njerëzimit, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha institucioneve të saja, si p.sh. Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH-ja), Banka Botërore(BB-ja), Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN-ja), FAO-ja, UNESCO-ja…. Agjenda 2030 përbëhet prej numrit të madh të dokumenteve, rregulloreve, kontratave dhe direktivave të cilët pa diskutim pranohen nga ana e të gjithë shteteve të botës.
Arsyeja për këtë është se qëllimi kryesor i Agjendës është shpëtimi i planetit nga të ashtuquajturat ndryshimet klimatike dhe se ajo kurrë nuk mund të vihet në pyetje. Të gjitha dokumentet e Agjendës 2030 proklamojnë ndryshimin e botës dhe mënyrës së jetesës së njerëzve në drejtim të ashtuquajturës normalitet të ri të cilën në të vërtetë askush nuk e ka zgjedh, as që ka pas rast të zgjedh. Një nga këto dokumente është Kontrata e Pandemisë për të cilën flitet se është goditja e fundit për vendimmarrjen e pavarur të administratave shtetërore.
Dhe këtë për çdo paraqitje të re të ndonjë armiku të padukshëm, procedurat e autoriteteve shtetërore do të ishin të rregulluara me këtë kontratë nga ana e OBSH-së/KB-së, dhe shtetet do të jenë të detyruara pa diskutim të ndjekin udhëzimet, sikurse që ishte rasti 2020-2022. Jo vetëm në çështjen e pandemisë, por edhe të gjithë krizave tjera, sepse në ndërkohë është krijuar kontrata e zgjeruar e cila i referohet vargut të tërësishëm të situatave kritike potenciale.
Prandaj, është e nevojshme vetëm një krizë e mirë, që KB/OBSH të merr rolin e autoriteteve shtetërore. Në atë kuptim mund të vështrohet edhe ky edukimi seksual i ri i fëmijëve që nga mosha parashkollore(OBSH, UNESCO). Në të, në mënyrë agresive po promovohet çështjet e aktivitetit seksual, masturbimit, kontracepsionit, orientimit seksual pavarësisht ligjit natyror dhe të ngjashme.
Edhe pse shumica e aktivistëve e kanë refuzuar këtë edukatë të re të turpshme, është interesant se ka të tillë që në to shohin diç pozitive, duke mos kuptuar se kuptimi i këtij ”edukimi” të ri seksual është zvogëlimi i popullatës në shtigje afatgjate. Këta janë për fat të keq njerëzit tepër naiv të cilët nuk kanë kapërcyer akoma alfabetin bazik të globalizmit dhe ju është e panjohur mënyra se si ai vepron. Për këtë të gjithë neve na tërheqin në humnerë.
Me rëndësi vendimtare është kuptimi se Agjenda 2020 nuk është kurrfarë “agjendë e gjelbër”, por plani ushtarak strategjik për robërimin e njerëzimit nën justifikimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe shpëtimin e Tokës nga kolapsi ekologjik. Është e pakuptimtë të shpenzohet koha në propagandën e tyre.
Ai i cili nuk kupton retorikën me të cilën globalizmi shërbehet, është i rrezikshëm për veten dhe për tjerët, pasi që flirti me totalitarizmin shpie direkt në shkatërrim. Duhet të refuzojmë çdo gjë që shkon kundër neve njerëzve, pasi që nuk ekziston, as që mund të ekzistojë, shpëtimi i botës i cili do të realizohet nëpërmes kufomave të njerëzve. Vetëm duhet goditur fuqishëm, ashtu sikurse kemi bërë me çështjet lidhur me maskat dhe vaksinat.
Gjatë kohës së pandemisë është thënë: Vepro të kundërtën e asaj që shohësh në televizion. Sot në të vërtetë është situata e ngjashme. Vepro të kundërtën e gjithë asaj që shkruan në Agjendën 2030!
Burimi: epoha.com.hr
Përktheu: Faik Miftari

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne