Gëzim Katuçi
Pse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë pezulluar sulmin ndaj Iranit?
Çfarë i ka shtyrë zionistët të shtyjnë afatet? Çfarë ka ndodhur kaq e rëndësishme sa t’i detyrojë shërbimet e tyre sekrete përkatëse (CIA dhe Mossad), të cilat në terren koordinonin grupe të armatosura etno-separatiste, monarkiste, salafiste-wahabite dhe mbetje të tjera terroriste, të bëjnë hap pas?
Megjithatë, makineria e brendshme dhe e jashtme për përmbysjen e Republikës Islamike ishte tashmë në funksion të plotë. Këto grupe ishin infiltruar në protesta paqësore kundër hiperinflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës, kryesisht si pasojë e sanksioneve dhe embargove që synojnë të shkatërrojnë ekonominë e Iranit , dhe të bëjnë të vuajë populli , duke e shtyrë atë drejt protestave dhe i kishin shndërruar ato në dhunë, duke vrarë dhe shkatërruar xhami, bashki, struktura shëndetësore, supermarkete, etj.
Gjithçka për të nxitur një spirale që do të krijonte destabilizim, do të provokonte një gjakderdhje, do t’i çonte grupet etnike të shpallnin shkëputje, pra një sulm kryengritës, në kulmin e të cilit, përballë reagimit të parashikueshëm që do të quhej “brutal” dhe “i paprecedentë” i “regjimit të Ajatollahëve”, do të dukej e justifikuar (një tjetër) agresion ushtarak i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, me disa vende evropiane dhe ndonjë arab pas tyre.
Megjithatë, pothuajse në sinkron, Netanyahu i kërkoi Trumpit shtyrjen e sulmit dhe ky i fundit, me deklarata të tijat të çuditshme, shpalli ndalimin e përkohshëm. Çfarë ndodhi? Një kombinim faktorësh. Para së gjithash, kryengritja dështoi për dy arsye: mobilizimi i miliona iranianëve në Teheran dhe në shumë qytete të vendit me kulmin më 12 janar dhe nxjerrja jashtë funksioni e terminaleve Starlink me akses falas në sistemin e Elon Musk, gjë për të cilën e njoftoi vetë Mossadi, dhe që ishin thelbësore për komunikimet përballë shkëputjes së internetit në vend. Kina dhe Rusia u kanë furnizuar autoriteteve iraniane pajisje për ndërhyrje dhe bllokim sinjalesh.
Trump i ka kërkuar Musk-ut të përgatisë në kohë të shpejtë ndërhyrje kundër-ndërhyrëse, pa të cilat parashikohen dështime në planin e sulmit të udhëhequr nga SHBA-Izraeli. Këtyre faktorëve kryesorë u shtohen të tjerë: mosdislokimi i mjaftueshëm i njerëzve dhe mjeteve amerikane për këtë arsye po mbërrijnë aeroplanmbajtëse…, pa të cilat Izraeli nuk është në gjendje të përballojë, siç u pa në qershor, kundërpërgjigjen raketore iraniane. Komponentja kurde, më e madhja numerikisht ndër formacionet etno-separatiste, ka pësuar goditje të forta sepse Ankaraja e ka paralajmëruar Teheranin për hyrjen në vend të një numri të konsiderueshëm luftëtarësh. Shqetësimi i shprehur nga vendet arabe ka kontribuar gjithashtu, por në “shkallë më të vogël”.
A është shmangur pra një sulm? Absolutisht jo, për fat të keq! Dhe është gjithashtu e paparashikueshme se si do të konfigurohet një perspektivë e tipit “venezuelian” apo “libanez”?.
Megjithatë, një element mund ta theksojmë. Pa një pushtim tokësor numerikisht të konsiderueshëm, siguria për të përmbysur Republikën thjesht nuk ekziston. Por Shtetet e Bashkuara nuk janë më në gjendje të ekspozohen në këtë mënyrë në një kuadrant të vetëm për arsye të ndryshme. Synimi mbetet ai i nxitjes së një qarku të shkurtër brenda vendit, në mënyrë që të jenë “proxy”-t (shtete dhe grupe të ndryshme terroriste) ata që të hedhin bazat për objektivin më ambicioz – shpërbërjen territoriale të Iranit – që na duket se është “zgjidhja përfundimtare” e ndjekur. Nuk do të jetë një shëtitje dhe, mbi të gjitha, mund të kthehet mbrapsht me pasoja “fatale” dhe të paparashikueshme për vetë agresorët, me Izraelin në krye./fb

















