Aktivistë pro Palestinës protestojnë para shtëpisë së sekretarit amerikan Blinken në Virxhinia

Demonstrues u mblodhën sot para shtëpisë së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Virxhinia, duke protestuar kundër politikës së SHBA-së për Gazën.

Grupi i aktivistëve pro Palestinës brohoriti “turp për ty”, ndërsa derdhën gjak të rremë në rrugë dhe mbi makinën e Blinkenit teksa ai u largua nga shtëpia e tij në McLean për punë. Protestuesit brohoritën gjithashtu “Stop vdekjeve në Gaza” dhe “Kriminel lufte”.

SHBA-ja, një nga vendet e pakta që kundërshton një armëpushim në Gaza, është përballur me presion të shtuar ndërkombëtar, ndërsa miliona njerëz kanë dalë në rrugë në kryeqytetet botërore, duke bërë thirrje për ndërprerjen e armiqësive. Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Të paktën 22.438 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 57.614 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, ndërsa rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit. Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne