Al Nusrën dhe Ahmed Shareen i drejtoi CIA në rrëzimin e Asadit

Webinar mbi Sirinë  me disa aktiviste siriane mbi zhvillimet ne Siri. Konkluzionet e webinarit jane qe al Nusrën dhe Ahmed Shareen i drejtoi CIA në rrëzimin e Asadit.
Turqit ju bashkuan Nusrës pasi ata morën Hamen, pasi  kishin frike nga kunder-pergjigja ruse dhe iraniane nderkohe CIA penetroi ushtrine siriane e cila nuk luftoi. Kjo eshte arsyeja pse ruset dhe iranianet braktisen Asadin. Asadi bashkepunonte me Izraelin kunder iranianeve dhe ruset dhe iranianet humben shpresat te ai. Ai shpresonte te rehabilitohej nga perendimi.
Siria sot per sot eshte shtet i deshtuar. Nuk ka as nafte qe i vinte falas nga Irani dhe as buke qe i vinte nga Rusia. Eshte krize e madhe ekonomike ne vend.
Ne webinar me sirianet u diskutua ceshtja e kultit te Muavijes dhe adhurimin per Muavijen qe vjen nga vehabistet e shkolluar ne Siri dhe sesi xhihadistet shqiptare kur shkuan ne Siri shkuan qe te vrasin shiitet.
Sipas aktivisteve siriane, sirianet nuk e vrasin mendjen per ndarjet sektare. Grupet sikur ISIS, Al Kaeda etj jane minoritare.
Tani amerikanet, francezet dhe britaniket po e detyrojne Jolanin qe te largoj ekstremistet qe e sollen ne pushtet.
Shume ushtarake dhe zyrtare te Asadit po i bashkohen qeverise se re.
Aktivistet siriane duan qe Jolani te kthej demokracine ne vend por ate nuk e mbeshtet njeri dhe njerezit me idete e tij jane minoritet.
Ne webinar u diskutua mbi nje video te terroristit Zahran Alloush te vrare nga ruset ne 2015 kur ai i thoshte qeverise se Asadit qe ne jemi bijte e Muavijes dhe do vrasim rafidite. Sipas eksperteve siriane idete e Alushit jane minoritare ne Siri dhe shumica e popullit eshte tolerante dhe nuk besone ne idiotesite vehabite.
Por populli i urren iranianet per mbeshtetjen qe ata i dhane Asadit, dhe ne fakt iranianet ben gabim qe mbeshteten Asadin, edhe pse nuk kishin se cte benin tjeter.
Ne webinar erdhem ne konkluzion qe Ahmed Sharaa nese nuk i bindet amerikaneve dhe zionisteve do perfundoj ose i vrare me dron ose do e heqin sikur hoqen Abdelhakim Belhajin ne Libi.
Joulani eshte nje gangster i perkohshem qe CIA perdori kunder Asadit.
Ne aspektin gjeostrategjik u ra dakort qe renia e Sirise eshte fitore e madhe per Izraelin; tragjedi per Boshtin e Rezistences dhe Palestinen; edhe pse sirianet thone: me mire pa Asadin sesa ne sirianet te sakrifikohemi per Palestine.
Ne perfundim u konkludua qe pas tradhetise se Egjiptit ne 1979, rrezimi i Sirise ne 2024 perben piken me kritike te rezistences arabe – islamike per clirimin e Palestines.
Izraeli nuk do e lejoje Sirine qe te behet shtet, por do e copetoje dhe nuk do lejoje as Turqine qe ta kontrolloje dhe rindertoje me Katarin. Siria eshte shteti i deshtuar totalisht. Palestina humbi! Izraeli fitoi! Sirianet jane te dehur nga qejfi i lirise sikur ishin shqiptaret ne vitin 1993 por qe me vone do e kuptonin se c`bene./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne