Kamala Harris ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është bashkuar thirrjes së zëvendëspresidentes së SHBA-së.
Ai ka kërkuar që edhe pengjet të lirohen dhe të shtohen ndihmat humanitare për civilët.
“Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar Kurti të martën në rrjetin social X./gazetaimpakt
I join 🇺🇲 @VP Kamala Harris & other world leaders in calling for an immediate ceasefire in Gaza, the hostages' release and increased humanitarian aid. The civilian deaths and suffering in the months since Hamas's terrorist attack are an urgent call for swift & decisive action.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 5, 2024