ALEANCA RUSI-KINË ËSHTË FUNDI I PERANDORISË PERENDIMORE ANGLOAMERIKANE

Nga Bajramm Shabani

Zhbigniev Bzhezhezinski e ka paraparë fundin e dominimit të Perëndimit në momentin kur të bëhet aleanca në mes Rusisë, Kinës dhe Iranit kundër dominimit të Perëndimit.

Sot aleanca Rusi, Kinë, Iran është bërë realitet dhe Bzhezhezhinski ka pasur të drejtë se kjo aleancë antiperendimore do të jetë fillimi i fundosjes së UNIPOLARITETIT angloamerikan.

Rusia e furnizon me armë Iranin dhe Irani i furnizon me armë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit në Irak dhe Siri, kundër prezencës së angloamerikanëve në rajonin e Lindjes së Mesme. Dhe njëkohësisht Irani furnizon me armë Hezbollahun SHIA në jug të Libanit, Hamasin SUNI në Gaza dhe HUTHITËT SHIA të Jemenit.

Rusia nëpërmjet Iranit dhe Irani nëpërmjet SHIAVE në Irak, Siri, Liban dhe SUNIVE palestinez në GAZA dhe HUTHIVE SHIA në Jemen godet forcat e angloamerikaneve në rajonin e Lindjes së Mesme.

Rusia i ka hapur shumë konflikte angloamerikaneve në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke filluar nga Iraku, Siria, Libani, Gaza e deri në Jemen. Dalëngadalë angloamerikanet po tërhiqen nga Lindja e Mesme, ashtu siç u detyruan të tërhiqen nga Afganistani, shkaku që po pergaditej Kina dhe Rusia per ti armatosur afganet kunder prezences amerikane.

Sot në Irak, Siri, Jordani anglot kanë kater mijë forca ushtarake te cilat çdo ditë sulmohen nga njësitet paramilitare të Iranit, definitivisht angloamerikanet e kanë humbur Lindjen e Mesme. Tani më është çështje koha terheqja definitive e forcave angloamerikane nga rajoni i Lindjes se Mesme, prezenca ruse dhe kineze në Lindjen e Mesme e kanë lëkundin fuqishëm prezencën e angloamerikaneve në rajonin e trazuar të Lindjes se Mesme./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne