Alon Ben-Meir nxit protestat e dhunshme anti-qeveritare në Iran: Kanë nevojë për mbështetje!

Islamofobi Alon Ben-Meir sulmon përsëri qeverinë Iraniane dhe mbështet protestat e dhunshme anti-qeveritare në Republikën Islamike të Iranit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Ben-Meir, i quan protestat e dhunshme si veprim i guximshëm për liri që duhet mbështetur ndërsa përpjekjen e qeverisë për shuarjen e protestave, duke cituar një drejtues OJQ e konsideron si pamje të zymtë të qeverisë.

Mesazhi i Plotë

Autoritetet iraniane arrestuan të paktën një duzinë gra aktiviste për të drejtat e njeriut, pak para përvjetorit të parë të vdekjes së Mahsa Amini, e cila shkaktoi protesta mbarëkombëtare. Skylar Thompson, drejtor i mbështetjes dhe llogaridhënies globale për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran, një OJQ që monitoron të drejtat e njeriut, deklaroi për lajmet NBC se: “Ajo paraqet një pamje të zymtë të një regjimi që është thellësisht i shqetësuar për potencialin për ripërtëritje të protestave dhe po merr veprime parandaluese për të mbytur çdo ringjallje të mundshme të trazirave popullore”. Gratë e guximshme në Iran kanë treguar vendosmëri të pamasë përballë represionit të palëkundur dhe lëvizja e tyre për drejtësisë ka nevojë për mbështetje./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne