Anija “Cassiopea” u nis drejt Shqipërisë me 49 emigrantë në bord, 53 të tjerë refuzojnë transferimin në Gjadër

Pak më parë anija Cassiopea u nis nga Lampedusa e Siçilisë për të sjellë në Shqipëri 49 emigrantë që zbarkuan në Itali ditët e fundit.

Ky është operacioni i tretë i këtij lloji që nga hapja e qendrës së pritjes dhe kampit në Shqipëri, ndërsa vjen pas rreth dy muajsh stopim nga operacioni i fundit.

Mediat italiane raportojnë se 53 emigrantë të tjerë kanë dorëzuar pasaportat në mënyrë që të shmangnin transferimin në Shqipëri./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne