Anti-Iranianët qesharakë të Tiranës!

Nga Mentor Kikia

Mbrëmë në studiot e mediave shqiptare u debatua mbi vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, pasojat globale dhe rolin apo rriskun e muxhahedinëve të MEK, tashmë me qytetin e tyre të ri në Manëz. Kjo ishte një ngjarje që politikanët e Tiranës të vrapojnë të tregojnë se kush është më shumë proamerikan. Letra urimi, përgëzime për vrasjen Kasemit, hartime patetike me terroritë…

Që në fillim, dua të them se nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë mëdyshje që politika jonë e jashtme duhet të orientohet nga alenaca me SHBA. Sepse mes dy popujve ka një histori të vjetër miqësie, dhe ne i detyrohemi deri ekzistencën e shtetit tonë. Kjo miqësi u rikofirmua, në përmsasa historike, në 1999 me çlirimin e Kosovës. Më pas, ishte po SHBA që i ra “me shkelm” derës së NATO-s dhe futi aty një vend që nuk kishte as këpucë për ushtarët, të cilët stërviteshin në kazerma me atlete të marra nga shtëpia. Është SHBA që ka shpenzuar e po shpenzon miliona USD për të trajnuar çdo vit qindra policë, prokurorë, ekspertë të fushave të ndryshme, nëpunës, gazetarë, politikanë të rinj etj(kam patur fatin të kem qenë njëri prej këtyre përfituesve).

Pra, nuk ka më nevojë për prova për të zgjedhur partnerët strategjikë.

Por, kur vjen puna për të demonstruar pro-amerikanizmin, në Tiranë e ekzagjerojnë gjithmonë, duke u bërë edhe qesharakë. Mbrëmë, në studion e “Open”, ndërsa diskutohej për prezencën e muxhahedinëve të opozitës iraniane MEK, dy ish-ministra, një i jashtëm e një i brendshmëm, gati sa nuk e quanin një fat për Shqipërinë që MEK-u është strehuar këtu. Madje ish ministri i jashtëm Tritan Shehu, nuk u lodh së përsërituri që MEK-un e pranoi Berisha i pari. Mesaduket kishte hallin se mos i merrte meritat proamerikane vetëm Rama.
Tani, se kush është MEK, këtë e dinë amerikanët më përpara dhe më mirë se politikanët tanë, pasi e kishin në krye të listës së organizatave terroriste, derisa “prevaloi” parimi se armiku i armikut tim është miku im.

A është një gjë e mirë që MEK është në Shqipëri? Padyshim që jo!

A është gjëja që duhej të bënte Shqipëria kur ia kërkuan? Padyshim që po! Diplomacia nuk është Gjykatë për të Drejtat e Njeriut, diplomacia është interes. Qyteza e MEK nuk është filiali i Fordit, që ne ta festojmë e të gëzojmë që erdhi këtu e nuk shkoi në Maqedoni apo Serbi.
Politikantë shqiptarë kanë ecur shpesh me parimin se popullit tënd mundi ti punosh qindin, mjafton ta kesh mirë me Amerikën. Ndaj gjithmonë kanë shpenzuar miliona dollarë për të paguar lobistë që të bëjnë foto nëpër korridoret e Departamentit të Shtetit, por tu shitur këtu si të preferuarit e Uashingtonit.

”Festimet” në Tiranë për vrasjen Suljemanit të Iranit, e bëjnë disi qesharak partneritetin me SHBA. Mund të jemi aleatë, sikundër jemi, por duke qenë edhe më seriozë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne