Antiterrori rrethon kampin Ashraf. Bashkim Lamnica në ‘sitë’ hyrje-daljet e xhihadisteve

Bashkim Lamnica duke inspektuar muxhahedineshat

Më shumë se 9 ditë pas incidenteve dhe përplasjeve me muxhahedinët, Policia e Shtetit ka forcuar masat në kampin Ashraf 3 që ndodhte në Manzë. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24, nga jashtë kampit Ashraf, bëri me dije se një patrullë policie do të jetë e stacionuar në hyrje të qendrës, ku do të kontrollohen çdo hyrje-dalje nga forcat e Antiterrorit.

Sipas Lalës, ka dyshime nga policia, duke iu referuar hetimeve të prokurorisë, se do të kontrollohen të gjitha lëvizjet e banorëve të kampit, për shkak se ka dyshime se mos nxirren jashtë kësaj qendre dokumente apo pajisje që i shërbejnë hetimit. Siç u pa dhe nga pamjet live të transmetuara nga News24, policia me ne krye OPGJ Bashkim Lamnicen ushtroi kontroll në një makinë që doli nga kampi, madje u hap dhe bagazhi i saj dhe u mor në pyetje drejtuesja e mjetit.

Kampi muxhahedin sot eshte nen vezhgimin e syrit vigjilent te Bashkim Lamnices dhe bravo-cunave te antiterrorit. Zarbot e Marjam Raxhavit, Mehdi Abrishamcit dhe Behzad Safarit jane tmerruar nga cunat syshqiponja te Alban Dautit. Shpresohet qe ne raportin e vitit 2023 te Departamentit Amerikan te Shtetit, emri i OPGJ Bashkim Lamnices te zbardhet dhe biografia ti permiresohet, per kete sherbim te madh qe Lamnica po i ben Shqiperise, SHBA-se dhe Iranit.

Gazetari Gjergji Thanasi, i kontaktuar nga gazeta Impakt, deklaroi e tha:

Do i lutem Jezu Krishtit ne kishen time ortodokse te Shen Astit ne Durres qe pas ketij aksioni shembullor te policise se antiterrorit, me inshallah, ambasada e SHBA-se ne Tirane te vendosi doren ne zemer dhe t’i jape nje flete lavderimi dhe burse studimi Bacit, sikur i dha edhe Gledis Nanos per te studiuar ne akademine e FBI-se ne Quantico te SHBA-se vite me pare./News24/Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne