Bota

“Arabia Saudite është qendra e eksportimit të terrorizmit”

Një zyrtar i lartë iranian ka dënuar retorikën anti-iraniane të zyrtarëve sauditë, dhe i referohet mbretërisë si “qendra e eksportimit të terrorizmit”.

“Fakti që presidenti i SHBA-së ka njoftuar se ka marrë para nga qeveria saudite për të marrë pjesë në takim është interesant”, tha të martën kryetari i parlamentit iranian, Ali Larijani.

Larijani vuri në dukje se është e çuditshme që sauditët dhe amerikanët e përshkruajnë veten si luftues të terrorizmit, duke shtuar se sauditët kanë qenë prapa çdo grupi terrorist të krijuar.

Komentet erdhën pas vizitës së Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp në Arabinë Saudite, gjatë së cilës ai bëri një marrëveshje ushtarake prej 110 miliardë dollarësh me Rijadin.

Presidenti iranian Hassan Rouhani e hodhi poshtë gjithashtu vizitën e Trampit në Arabinë Saudite, duke thënë se vizita nuk kishte “vlerë praktike apo politike”.

“Ju nuk mund ta zgjidhni (çështjen e) terrorizmit vetëm duke i dhënë paratë e popullit tuaj një superfuqie”, tha Rouhani.

Sipas Press TV, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qassemi i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së të heqë dorë nga “politikat e saj të nxitjes, ndërhyrjes, Iranofobisë dhe shitjes së armëve të rrezikshme dhe të padobishme për sponsorët kryesorë të terrorizmit”.

“Për fat të keq, nën politikat armiqësore dhe agresive të burrështetasve amerikanë, ne po dëshmojmë një forcim të përtërirë të grupeve terroriste në rajon dhe keqpërdorimin e diktaturave që mbështesin këto grupe”, shtoi ai. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA