Araghchi i dërgon letër OKB dhe Këshillit të Sigurimit pas martirizimit të Ajetullah Khamenei

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit si pasojë e sulmeve terroriste dhe agresionit të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit dhe martirizimit të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, i ka dërguar një letër sekeratarit të përgjithshëm të OKB dhe Këshillit të Sigurimit.

Sipas ParsToday, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, në letrën e Araghchi thuhet: “Ky veprim terrorist frikacak i cili është shkelje flagrante e Paragrafit 4 të Nenit 2 të Kartës së OKB, është shkelje e drejtëpërdrejt kundër parimeve më themelore të ligjeve dhe të së drejtës ndërkombëtare që përfshinë ndalimin e përdorimit të forcës, respektimin e parimit të barazisë mes shteteve, si dhe imunitetin e udhëheqësve të vendeve”.

Araghchi në vazhdim ka theksuar: “Përveç kësaj, Ajetullah Sejed Ali Khamenei nuk ishte vetëm funksionari zyrtar më i lartë i vendit, por ishte edhe një personalitet fetar i respektuar nga dhjetëra milionë myslimanë në rajon dhe në mbarë botën. Në sulm i tillë me padyshim se ka pasoja të thella dhe të gjera, përgjegjësia e plotë për të cilat bie vetëm mbi autorët e këtyre krimeve”.

Sipas asaj që ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, asgjë nuk mund të anashkalojë të drejtën qenësore dhe ligjitime të Republikës Islamike të Iranit për ta mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe popullin e vet në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-s.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne