Projekti djallëzor që nis me Iranin, por nuk mbarron vetëm me të
Senatori famëkeq Lindsey Graham, një soj pushti sionist në politikën amerikane, i ka mëshuar idesë që vendet arabe të rreshtohen kundër Iranit, pra krah SHBA-së dhe Izraelit.
“Lajmi më i madh këtë mëngjes është se mendoj se arabët do t’i bashkohen luftës. Mendoj se gabimi më i madh i Iranit është sulmi ndaj fqinjëve të tyre arabë.
Ata kanë sulmuar fqinjët arabë, kanë synuar aeroportet, kanë synuar infrastrukturën civile. Mendoj se do të shihni një koalicion midis Shteteve të Bashkuara dhe botës arabe për t’iu kundërvënë regjimit iranian, gjë që do të ishte mahnitëse.
Fakti që ne potencialisht do të punojmë së bashku me arabët për të çliruar popullin iranian është i pabesueshëm. Mendoj se po vjen.
Në ditët në vijim, do të shihni një përpjekje të përbashkët nga bota arabe dhe Presidenti Trump për të eliminuar kërcënimin që vjen nga Irani. Arabët duan një Iran me të cilin mund të bashkëjetojnë”, tha Graham.
Është e vërtetë që Irani është një palo regjim, armik i vendeve arabe, por yshtja amerikano-izraelite synon ndezjen e në zjarri në rajon që synim ka sa Iranin aq dhe vendet arabe më pas, për t’i mundësuar shtetit sionsit atë që synon, Izraelin e Madh. /tesheshi.com/

















