Asnjë fjalë për muslimanët, islamofobi Igli Hasani mbështet Izraelin: Ka të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, islamofobi Igli Hasani mbrojti sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve në fjalimin e Këshillit të Sigurimit në New York, ku po zhvillohet debat i nivelit të lartë për situatën e konfliktit Izrael-Hamas.

Shefi i diplomacisë së vendit me shumicë muslimane del kundër tyre dhe mbron vrasjet e civilëve të pafajshëm nga Izraeli në vend që t’i dënonte ato dhe kërkonte llogari Izraelit mbi bombardimet në Gaza.

Ministri islamofob shqiptar kujdeset për Izraelin deri në pikën ku përmend rritjen e ndjenjave të antisemitizmit.

Teksa nuk konsideron në asnjë moment agresionin dhe pushtimin e Palestinës nga Izraeli prej disa dekadash, islamofobi Hasani kërkon lirimin e pengjeve nga Hamasi por nuk i kërkoi llogari Izraelit pse bombardoi spitalin dhe shkakoi rreth 1 mijë viktima të pafajshme.

Fjala e ministrit islamofob Igli Hasani në Këshillin e Sigurimit:

“Ngjarjet e 7 tetorit, sulmi më vdekjeprurës në historinë e Izraelit. Shqipëria mbështet Izraelin në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje. Ne besojmë se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Izraelit.
Duhet marrë çdo masë paraprake për të mos dëmtuar civilët. Hamasi priste që bota të kthehej kundër Izraelit, por ne nuk duhet të mashtrohemi. Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste. Qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët, veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë ata. Palestinezët duhet të jenë të parët që kundërshtojnë aktet e tmerrit.

Hamasi po ua mohon atyre të tashmen, po u vjedh të ardhmen dhe ne jemi të shqetësuar nga një rritje e frikshme e ndjenjave antisemite. Nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë thirrjeve që vijnë nga narrativa naziste.
Duhet të reagojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e përçarjes dhe diskriminimit. Situata humanitare në Gaza është dramatike. Ne dënojmë sulmin në spitalin Al-Ahli dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë për përgjegjësit. Mirëpresim marrëveshjet për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza. Nevojat janë shumë herë më të larta, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Ndihma humanitare për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa.

Ne mirëpresim lirimin e pengjeve nëpërmjet asistencës. Duhet të shmanget përhapja e konfliktit që do të tensiononte të gjithë Lindjen e Mesme. Dënojmë sulmet e Hezbollahut mbi Izraelin, bëjmë thirrje që të përmbahen nga veprimet e paprovokuara. Retorika provokuese nuk ndihmon, të përcjellim mesazhe kujdesi dhe përgjegjësie. Izraeli ka nevojë për siguri dhe meriton siguri, palestinezët kanë nevojë dhe e meritojnë shtetin e tyre.

Çështja e Palestinës nuk duhet të vazhdojë të mbetet një punë e papërfunduar. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dyja kombet, për të dyja shtetet. Shqipëria mbështet projekt-rezolutën e SHBA-ve, që trajton të gjitha çështjet përkatëse”./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne