Atentati më armë në Memaliaj, zbulohet se kush qëlloi ndaj avokatit

Avokat Andrea Zotaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë Gjirokastër, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të kryer në orët e mbremjes së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre. Ndërsa, sipas burimeve policore, u kishte zënë pritë Fatos Lamaj 36 vjeç nga fshati Anë Vjosë, Njesia Administrative Qesarat, Bashkia Memaliaj.

Sipas avokatit Zotaj, Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin i cili përmes një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj. Avokati Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës pasi 2 netë më parë agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 ditë në paraburgim duke e liruar më pas, për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij. Pasi kishte dalë nga paraburgimi, Lamaj rrëmbeu automatikun duke i zënë pritë avokatit.

Pasi i ka shpëtuar ekzekutimit, avokati Zotaj ka denoncuar në Stacionin Policor ngjarjen e më pas grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur gëzhojat e shkrehura nga kallashnikovi dhe ka bërë të mundur arrestimin e agresorit Lamaj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne