Mizoria e Sallës së Koncerteve Crocus: Nuk ka kthim prapa

Nga: Alastair Crooke

Detajet e autorëve të  arrestuar të masakrës së Sallës së Koncerteve Crocus dhe mënyra e tyre e veprimit nuk përputhen me nocionin e të qenit mbështetës ideologjikë të ISIS. Pse BE-ja dhe SHBA-ja janë kaq të vendosur se kush qëndron pas mizorisë në Sallën e Koncerteve Crocus, saqë nuk do të presin hetimin? Brenda 55 minutave nga sulmi, zëdhënësi i SHBA tha se “Ukraina nuk ishte e përfshirë”. Tani SHBA-të thonë, se përfundimisht vetëm ISIS ishte i përfshirë. “Asnjë paralajmërim konkret paraprak, asgjë nuk na është transferuar”, këmbëngul ambasadori i Rusisë në Uashington.

Pse shtetet perëndimore janë kaq të sigurta? Është shumë e pazakontë që shërbimet e inteligjencës të prononcohen brenda orës. Edhe pse autorët e vërtetë dihen tani, pyetja kryesore mbetet: Kush qëndron pas sulmit? Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Për momentin, nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë, e jo m më të kesh siguri absolute, se sulmi i kryer në Moskë ishte planifikuar, përgatitur dhe ekzekutuar sipas një master-plani të Shtetit Islamik.

ISIS-K ka operuar prej disa vitesh, më shumë si një “run-run” që shtrihet nga Turqia në Siri; në Afganistan dhe Iran. Është një ekskluzivitet në emër të së cilës përgatiten burime, mblidhen fonde dhe kryhen akte terroriste. ISIS-K, i cili e ka origjinën në mesin e disidentëve taxhik në Afganistanin verior, bashkon grupe të caktuara dhe kryen operacione aktive kryesisht kundër lëvizjes talebane. Ai siguron një ombrellë për veprime terroriste edhe në Iranin verior. Nuk ka pasur ndonjë interes të veçantë për Rusinë.

Pas ISIS-it kanë qëndruar disa shtete muslimane dhe mbështetësit e tyre perëndimorë.

Megjithatë, detajet e autorëve të arrestuar dhe mënyra e tyre e veprimit nuk përputhen me nocionin e të qenit mbështetës ideologjikë të ISIS. Ata mund të kenë qenë në dukje gjerësisht islamikë, por në të vërtetë ishin mercenarë të motivuar nga joshja e parave. Rekrutët e ISIS-it presin dhe marrin martirizim. Këta burra thjesht u hodhën në një makinë, duke dashur të arratiseshin. Në një operacion të ISIS-it, ata do të kishin vazhduar masakrën, derisa të vriteshin. Ka shumë mospërputhje të tjera në pretendimin për ISIS. Sulmuesit mund të kenë qenë islamikë të devotshëm, por ka mundësi jo ISIS. Edhe betimi i tyre me dorën e majtë të ngritur ishte i gabuar. Edhe deklarata e Amaq-it është problematike në disa aspekte. Në të kaluarën Amaq ka pretenduar sulme në Iran, ku komunikatat pasuese të Amaq duhet të ‘korrigjohen’. Mbulimi i drejtpërdrejtë i një sulmi është i padëgjuar.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këmbëngul se megjithëse Rusia e di se kush e kreu sulmin, është shumë herët për të spekuluar se “kush dha urdhrin përfundimtar” (pyetja ende pa përgjigje e Presidentit Putin). E gjithë kjo kthehet në pyetjen, pse Perëndimi ka qenë tepër i vendosur për atribuimin e vetëm të ISIS? Pse dëshiron të parandalojë hetimin rus? “Global Times” e Pekinit thotë se nuk ka gjasa që ISIS të ketë organizuar sulmin, sepse situata në Siri tashmë është stabilizuar. Por i shkon në zemër kur paralajmëron se mbështetja për Kievin do të pakësohej, nëse do të vendosej përfshirja e Ukrainës në sulmin terrorist.

Angazhimi i elitave të BE-së ndaj Ukrainës përfaqëson fatkeqësinë e pashprehur që po shuan çdo aspiratë të vazhdueshme që Europa të arrijë autonominë e saj të vërtetë strategjike; po e vasalizon Europën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe po e lë kontinentin në gjendjen më të dobët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Europa ka humbur keq. Frika e Macron nga një fitore ruse në Ukrainë që fshin ‘besueshmërinë’ e Europës ka kuptim vetëm kur projekti perandorak i Shtresës në pushtet për një BE gjeopolitike të centralizuar nga lart-poshtë, përdoret pikërisht në gjendjen e Ukrainës. Megjithatë, kundër realitetit të ofensivës së dështuar ushtarake ukrainase të verës së kaluar, entuziazmi për “Projekt Ukrainë” vazhdon dhe tejkalon të gjitha konsideratat e tjera.

Pse?

Sepse “gjuetia” panglosiane e BE-së pas autonomisë strategjike (e përmbledhur në mantrën e saj për ndërtimin e një BE-je gjeopolitike) është e lidhur me Ukrainën. “Duke njohur fuqinë emocionuese të luftës së Ukrainës kundër dominimit rus”, shkruan Arta Moeini, “elitat europiane e kanë përvetësuar këtë luftë për të predikuar parimet ideologjike të “europianitetit” dhe, në të vërtetë, të vetë qytetërimit”;

“Në dukje brenda natës, Ukraina filloi të mbrojë “vlerat europiane” të ndritura; lirinë, demokracinë, tolerancën, qeverisjen e mirë, e kështu me radhë me Rusinë të transformuar në “të kundërtën e qytetëruar të Europës, hordhinë barbare në portë”. “Siç e kuptoi Niçe i pari, moderniteti është një epokë në të cilën bota përjetohet kryesisht përmes thjerrëzave të shtypjes me identitete të formuara nga “etika e pakënaqësisë”: të shtypurit konsiderohen në thelb të drejtë dhe u jepet vlera morale e fundit. Nën këtë dispensacion, mbrojtja e “të shtypurve” bëhet … mjeti për klasën sunduese për të fituar dhe konsoliduar pushtetin, duke shenjtëruar epërsinë e tyre dhe duke mbjellë farën për fuqinë e tyre të ardhshme si çlirimtarë të mëdhenj”.

Në fund të fundit, elitat qeverisëse të BE-së kërkojnë të ‘transnacionalizojnë’ pushtetin lart nga shtetet anëtare në Bruksel. Këtu qëndrojnë farat e panikut aktual të supozuar: Kur u bë e qartë se përpjekjet ushtarake konvencionale të Ukrainës ishin një dështim, një numër njerzish në SHBA dhe Europë u hodhën shpejt për të kënduar lavdërimet e luftës asimetrike mbi Rusinë dhe vetë popullsinë e saj civile. Kjo asimetri filloi ngadalë: disa sulme të rastësishme me dron që bënë pak dëm. Kjo më pas u përshpejtua në raketat e lëshuara në qendrat e Belgorodit duke vrarë civilë; më pas u bë një sulm ndaj një avioni transportues rus “Ilyushin” që transportonte të burgosur; dhe më pas kaloi në sulme me dron mbi rafineritë ruse dhe luftën me dron detar në Krime.

Procesi u përshpejtua. Dhe në prag të zgjedhjeve ruse të javës së kaluar, pati një përpjekje nga disidentë të supozuar për të prishur zgjedhjet duke pushtuar Rusinë në mënyrë që të kapnin qytete të vogla dhe civilë rusë për t’i mbajtur peng. (Dështoi; Rusia kishte njohuri paraprake për planin). Pyetja që euro-elitat duhet t’i bëjnë vetes tani është: A ka dalë kjo përpjekje luftarake asimetrike e Ukrainës nga kontrolli i Uashingtonit dhe ai europian? Kush është në krye, nëse është dikush? Është ende e paprovuar, por frika që e përndjek Perëndimin duhet të jetë se ose drejtpërdrejt, ose edhe shumë indirekt, do të dalë se ata mund ta gjejnë veten bashkëpunëtorë në terrorizmin masiv duke u strehuar nën një ekskluzivitet ISIS-K?/GazetaImpak/english.almayadeen

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne