“Aulon Kalaja ka kontuzion”, Berisha tregon gjendjen e gazetarit të Fax News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Spitali i Traumës ka zbuluar gjendjen e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, njëherazi autori i emisionit “ngA Kalaja” në Fax News.

Ka bërë skanerin dhe ka kontuzion. Ka kontuzion të indeve të buta, por kontuzioni i indeve të buta në zonën e trurit mund të jetë e shoqëruar edhe nga kontuzion i trurit, që skaneri në stadet e tij të fillimit nuk e zbulon dot”, tha Berisha.

Kreu demokrat shtoi se “goditja ka qenë e qëllimshme”.

I kanë shkuar nga pas dhe e kanë goditur. Nuk po bënte asgjë, thjesht po shkonte të merrte Klevis Balliun. Strategji terroriste nga ana e policisë”, shtoi kreu demokrat./faxnews

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne