Avionët luftarakë izraelitë bombardojnë Universitetin Islam në Gaza

Ushtria izraelite kreu sulm ajror ndaj Universitetit Islam në Gaza.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se si pasojë e bombardimeve intensive të avionëve luftarakë izraelitë, u shkatërruan ndërtesat në kompleksin e Universitetit Islam.

Po ashtu në lajm bëhet e ditur se askush nuk mund të hyjë në rajonin i cili u shndërrua në rrënoja për shkak të sulmeve.

Konflikti Izrael-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e një sulmi gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa, ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas nga këtu hynë në zonat e vendbanimeve brenda izraelit, ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Në sulmet e kryera nga Gaza kanë humbur jetën 1.200 izraelitë si dhe janë plagosur 2.806 persona të tjerë, 106 prej të cilëve rëndë.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Gazës kanë humbur jetën 974 persona, ndërsa janë plagosur 5 mijë të tjerë.

Ndërkohë, në sulmet e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur rreth 130 të tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne