Bajram Bega falenderon regjimin gjenocidal të Izraelit kundër Palestines dhe Iranit

Barom Bega, presidenti kukull i Shqiperise, nën diktatin e Edi Ramës dhe qeverisë së Rilindjes ka lëshuar deklaratën me poshtë për shtyp, duke sulmuar Iranin dhe Palestinën dhe solidarizuar me gjenocodin izraelit në Palestinë.

Presidentit shqiptar nuk i bën asnjë përshtypje gjenocidi i Izraelit në Palestinë që ka vrarë mbi 41 mijë qytetarë të pafajshëm në Gaza, shumica gra dhe fëmijë.

Barom Begaj priti me ceremoni shtetërore në një Tiranë të izoluar, homologun Izraelit Isaac Herzog, dhe me paturpshmeri nuk ka treguar asnje njerezillek per te kujtuar gjenocidin izraelit ne Palestine, por si nje mercenar i bindur i urdhërave të Edi Ramës ka vene presidencen e Shqiperise ne sherbim te mirepritjes se presidentit te Izraelit.

Me poshte eshte deklarata e turpeshme per shtyp e presidences:

 

NJOFTIMI I PRESIDENCES PER TAKIMIN

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin e Shtetit të Izraelit, Sh. T. Z. IsaacHerzog.

Presidenti i Republikës i uroi homologut Herzogmirëseardhjen në vizitën e parë të një Presidenti të Shtetit të Izraelit në Shqipëri.

Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e BallkanitPerëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjete sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për gjetjen e mundësive të reja të forcimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.

Presidenti Begaj theksoi: “Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike që ndajnë momente historike unike, të cilat na bashkojnë përgjithmonë”.

“Çdo shqiptar, – shprehu Presidenti Begaj, – është krenar kur kujton mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas Presidentit të Republikës, të njëjtat ndjenja ndajnë edhe shqiptarët në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimordhe, në këtë aspekt, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli është një vendim shumë i rëndësishëm gjeopolitik, me ndikim pozitiv rajonal.

Për sa i përket zhvillimeve në Ballkan, Presidenti i Republikësu shpreh se për shkak të pozicionimit gjeopolitik, rajoni është i prekshëm ndaj kërcënimeve, duke përfshirë terrorizmin dhe ekstremizmin, migracionin, kërcënimet hibride, sigurinë kibernetike dhe praninë e aktorëve të tretë destabilizues.“Shqipëria, – theksoi Kreu i Shtetit, – i mbetet mirënjohëse Izraelit për kontributin e dhënë për të rritur kapacitetet e saj të mbrojtjes kibernetike në rrethana shumë të vështira dhe kritike pas sulmeve kibernetike të Iranit në vitin 2022.

Gjatë takimit kokë më kokë, krerët e dy shteteve biseduan për zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme, për të cilat Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë:“Shqipëria ka dënuar fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të 7 tetorit 2023 nga Hamasi kundër Izraelit. Kjo është e paprecedentë dhe nuk mund të justifikohet me asgjë”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar se Shqipëria ka dënuar ashpër rrëmbimin e civilëve, grave, të moshuarve dhe fëmijëve, si dhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të civilëve të pafajshëm.

“Ne mirëpresim lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tëgjithë pengjeve”, – u shpreh Presidenti  Begaj në takimin mePresidentin Herzog, duke përsëritur thirrjen që ndihma humanitare të vazhdojë për të gjithë në nevojë dhe ne dëshirojmë fundin e vuajtjeve të popullatës civile.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z.Bajram Begaj, rikonfirmoi se Shqipëria mbështet plotësisht planin e paraqitur nga Presidenti Biden, i cili do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, në lirimin e të gjithë pengjeve, në rritje të ndihmave humanitare për Gazën, si dhe bisedimet diplomatike, si e vetmja mundësi që çon në zgjidhje të situatës./GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne