BeH, nxënësit e një shkolle fillore në Sarajevë mbledhin mbi 5000 euro ndihma për Palestinën

Nxënësit, prindërit dhe punonjësit e një shkolle fillore në Sarajevë mblodhën mjete të konsiderueshme financiare për popullin e Palestinës.

Administrata e Shkollës Fillore “Aleksa Shantiq” dhe këshilli i prindërve nisën një fushatë humanitare për popullin e Palestinës, e cila pati një jehonë të madhe.

Nxënësit, prindërit dhe punonjësit e shkollës “Aleksa Shantiq” në Sarajevë mblodhën një donacion prej 10.212 Marka Konvertibile (5.221 euro). “Krenohemi me këtë. Falënderojmë të gjithë”, tha shkolla fillore.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një ofensivë të befasishme kundër Izraelit më 7 tetor.

Në 24 orët e fundit në sulmet izraelite u vranë 265 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.061, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Në të njëjtën kohë, janë vrarë 1.538 izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne