Paris, mbahet protestë solidariteti për Palestinën

Në kryeqytetin e Francës, Paris, është mbajtur protestë solidariteti me Palestinën në vazhdën e sulmeve masive izraelite në Rripin e Gazës.

Shumë demonstrues u mblodhën në Sheshin e Republikës në Paris për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, të cilat kanë lënë mijëra njerëz të vdekur.

Ndryshe, ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga operacioni ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Rreth 10.600 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 9.061 palestinezë dhe 1.538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët në Gaza për shkak të rrethimit izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne