Berisha i ashpër me Felajn: Mbylle gojën! Je turpi i Shqipërisë, ke pesë familjarë në Prokurori

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa fliste për rrëzimin e kërkesave për komisione hetimore nga mazhoranca, i është drejtuar nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt, duke e cilësuar si “turp i Shqipërisë”.

“Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës. Je turpi i Shqipërisë. Ke fut pesë familjarë të tuaj në Prokurori. Mbylle gojën.  Kjo delinkuente që flet këtu ka pesë familjarë të saj në Prokurori. Nuk ka turp më të madh dhe ka gojë me fol ajo”, tha Berisha.

Pas aksionit të opozitës për të bllokuar seancën Felaj u shpreh se do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet normalisht.

“Kjo seancë sot nuk do të zhvillohet, do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet seancë normale. Sipas rregullores për të gjithë deputetët që cilët sot janë përfshirë në veprime dhe akte të papranueshme, jo vetëm i tërhiqet vëmendja por edhe do të merren masa për secilin prej tyre. Ky është vullneti i Shqipërisë dhe ju nuk mund ta tjetërsoni, seanca shtyhet”, tha zv.kryeparlamentarja.

Ndërkohë në pamje shihet që vendi i ministrave dhe ai i kryetares së Kuvendit është bllokuar nga deputetë të opozitës, të cilët rrëzuan edhe karriget./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne