Biden i jep dritën jeshile Ukrainës: Kievi mund ta godasë Rusinë me armë amerikane

Administrata e Presidentit Joe Biden do të lejojë Ukrainën që të përdorë armët e dhuruara nga SHBA për të goditur thellë në territoret e Rusisë.

Lajmin e bën të ditur Reuters, duke cituar tre burime që kanë informacion rreth çështjes teksa politika e Shteteve të Bashkuara merr një kthesë të konsiderueshme sa i përket konfliktit Ukrainë-Rusi.

Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë në ditët në vijim, thanë burimet e Reuters, pa zbuluar detaje për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë deri më tani.

Lëvizja e Shteteve të Bashkuara dy muaj përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar, vjen pas kërkesave disamujore të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armë amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg kufirit të saj.

Ndryshimi vjen pas vendosjes së trupave tokësore të Koresë së Veriut nga Rusia për të plotësuar forcat e veta, një zhvillim që ka shkaktuar alarm në Uashington dhe Kiev./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress