Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit t’i japë atij një fond shtesë prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Biden tha se paratë për Ukrainën do të përdoren për ndihmë humanitare, ekonomike dhe të sigurisë për vendin.

“Presidenti Joe Biden ka riafirmuar se ne do të qëndrojmë me Ukrainën, ndërsa ajo mbron sovranitetin e saj për aq kohë sa duhet, një strategji që ka bashkuar me sukses aleatët dhe partnerët tanë dhe ka pajisur Ukrainën për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”, deklaroi të enjten Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë përkrahësi më i madh financiar i Ukrainës, dhe shpenzimet e mëtejshme të kësaj shkalle do të sillnin një total mbi 70 miliardë dollarë ndihma për Kievin që nga shpërthimi i luftës në Shkurt 2022.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Shtëpia e Bardhë shpreson se mund të arrihet një marrëveshje me Kongresin mbi kërkesën e Biden./Parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne