Gjashtë ushtarë turq janë vrarë nga sulmet e terroristeve kurdë në veri të Irakut, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes.
Këto sulme e nxitën Turqinë të kryejë të enjten sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje, në të cilat u vranë katër anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes.
Situata mes Turqisë dhe luftëtarëve kurdë në Irak dhe Siri është përshkallëzuar muajt e fundit.
Ankaraja e cilëson PPK-në, e cila ka nisur një kryengritje brenda Turqisë tash e disa dekada – dhe grupet kurde në Siri dhe Irak, si organizata terroriste.
Turqia thotë se anëtarët e PPK-së rregullisht gjejnë strehë në rajonin gjysmë-autonom kurd në Irakun verior. Qeveria qendrore e Irakut në Bagdad nuk ka komentuar ende rreth këtij incidenti.
Turqia ka vendosur trupa në një rajon kufitar në Irak dhe rregullisht i sulmon ato që i quan pozicione të PPK-së atje.
Vitin e kaluar, Turqia e nisi një operacion tokësor dhe ajror kundër PPK-së në veri të Irakut. Zyrtarët e sigurisë në Irak thanë se sulmet ajrore të enjten goditën pozicionet në veri të qytetit Dohuk në Kurdistanin irakian. Ata folën në kushte anonimiteti, për shkak se nuk ishin të autorizuar për të folur për media, ndërsa koloneli i ushtrisë turke, Zeki Akturk, u zotua për hakmarrje për ushtarët e vrarë.
Nën pretekstin e luftimit të DEASH-it, Uashingtoni ka furnizuar me trajnime ushtarake dhe kamionë me armë PKK/YPG-në në rajon.
Vetem ne fillim të janarit, burimet lokale raportuan se rreth 100 automjete që mbanin përforcime ushtarake dhe logjistike u rrotulluan në rajonin Hasakah të Sirisë të kontrolluar nga terroristët e PKK/YPG.
Falë ndihmës së SHBA-së me vlerë miliona dollarë, PKK/YPG është forcuar në verilindje të Sirisë, pavarësisht premtimeve të Uashingtonit ndaj Turqisë se do të “konsultohej dhe punonte ngushtë” me Ankaranë kundër DAESH-it dhe PKK-së./Parstoday/Dailysabah