Kush e pagoi Bill Clinton te vinte ne Tirane ?

Analisti Andi Bushati ka treguar se kush e pagoi ardhjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë.

I ftuar në Euronews Albania, Bushati tha se vizita e tij u ndërmjetësua nga fonacioni ‘Soros,’ i multimiliarderit Geroge Soros. Bushati mori shkas edhe nga prania e djalit të tij, Alex Soros, i cili u rreshtua krah dhëndrit të ish-presidentit amerikan.

Sipas Bushatit, mesazhi më i fortë që Clinton dha nga Tirana ishte të goditej Albin Kurti dhe çdo politikë që po ndiqet në Kosovë.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njeri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati.

Alex Soros ka ndarë foto nga festa e ditëlindjes së 59-të të kryeministrit Edi Rama. Djali i miliarderit me orgjinë hungareze, që do të drejtojë perandorinë ekonomike të të atit, i njohur për ndikimin te demokratët amerikanë, postoi fotot në instagram ku shkroi.

“Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës @ediramaal & #BillClinton. I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë. Shqipëria është ndër vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i madh–falë lidershipit të Edi Ramës. Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Tingulli në Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta çmoj përgjithmonë!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga Tirana, Shqipëri!”

Ditëlindja e kreut të qeverisë përkoi edhe me festën e pavarësisë së SHBA, që sollinë Shqipëri ish presidentin amerikan Bill Clinton.

Rama shfaqet në krah të Clinton dhe Alex Soros. Ky i fundit ka publikuar edhe disa foto ku kreu i qeverisë fik qirinjtë e tortës së tij të ditëlindjes/TPZ/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne