Blinken thotë se marrëveshja për armëpushim në Gaza “po lëviz drejt vijës së qëllimit”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA po lëviz drejt “vijës së qëllimit” për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza. “Ne jemi brenda vijës 10-jardëshe dhe po ecim drejt vijës së qëllimit për të arritur një marrëveshje që do të prodhonte një armëpushim, do të kthente pengjet në shtëpi dhe do të na vendoste në një rrugë më të mirë për të ndërtuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, tha Blinken gjatë Forumit të Sigurisë në Aspen të Kolorados.

Megjithatë, Ai u shpreh se “10 jardët e fundit janë shpesh më të vështirat”. “Kështu që nuk dua të jem në asnjë mënyrë naiv për këtë”, tha Blinken, duke pranuar se disa çështje ende duhet të zgjidhen. “Ne vazhdojmë të besojmë se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund kësaj lufte, për të sjellë lehtësim për popullin e Gazës, të cilët kanë aq shumë nevojë për këtë, për ta vendosur Gazën dhe të gjithë rajonin në një rrugë më të mirë, është përmes një marrëveshjeje për armëpushim”, shtoi ai.

Zgjidhja me dy shtete

Kur u pyet nëse e ardhmja e një zgjidhjeje me dy shtete për çështjen izraelito-palestineze është e vdekur, Blinken u përgjigj: “Jo vetëm që nuk është ashtu, por nuk mund të jetë”. Blinken tha se realitetet themelore nuk mund të injorohen, duke vënë në dukje praninë e mbi 5 milionë palestinezëve dhe 7 milionë hebrenjve izraelitë.

“Asnjëri nuk shkon askund. Palestinezët nuk shkojnë askund. Hebrenjtë nuk shkojnë askund. Duhet të ketë një akomodim”, tha ai. Blinken u shpreh se akomodimi duhet të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për izraelitët dhe të përmbushë të drejtën për vetëvendosje për palestinezët.

Kryediplomati amerikan tha gjithashtu se dy kundërshtarët më të fortë të zgjidhjes me dy shtete janë Irani dhe Hamasi, pa përmendur se parlamenti izraelit, Knesset, kundërshtoi në masë të madhe krijimin e një shteti palestinez./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne