Dritan Goxhaj
Marrëdhënia midis politikës dhe biznesit në kapitalizmin amerikan ku ata dhe ne po jetojmë, në këtë Perëndim tonin; racizmi i natyrshëm në sistemin shoqëror perëndimor që po përjetojmë; natyra selektive e lirive, në varësi të statusit që mbajmë në shoqëri; gatishmëria për të mbështetur gjenocidin dhe krimet e luftës — si ndodhi që Kryeministri ynë në Izrael dhe në Amerikë, ndërkohë që ne në mënyrë hipokrite dënojmë krimet e të tjerëve, nuk mund të fshihej më, sidomos pasi Trump mori presidencën e SHBA-së.
Dhe javën e kaluar, Trump në Uashington lançoi Bordin e Paqes, të cilin e kishte ratifikuar një muaj më parë në Davos, i cili i garanton atij Fronin pas presidencës, ku vetë Trump është emëruar Kryetar i atij Bordi përgjithmonë. Dhe ku nuk ka as elektorat, as llogaridhënie, as mundësi ankimi.
Të paktën OKB-ja përdor Asamblenë e Përgjithshme si një gjethe fiku, ku lejohen diskutime, debate dhe rezoluta jo detyruese për të shpallur qëndrime morale, megjithëse më pas pushteti i takon tërësisht Këshillit të Sigurimit.
Bordi i Paqes, përkundrazi, nuk ofron asnjë lloj gjetheje fiku dhe nuk pretendon asgjë të tillë; me pak fjalë, Perandori ka dalë lakuriq, ku të gjithë mund ta shohin dhe ai as që përpiqet të mbulohet.
Një Bord i krijuar gjoja për të sjellë paqe në Gaza, por më shumë për të qeverisur çështjet globale si pronë personale; megjithatë, në këtë mbledhje të parë të këtij Bordi, nuk pati asnjë përmendje të sulmeve të Izraelit ndaj Gazës.
Sulme, të cilat që nga mesi i tetorit 2025, kur u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit, deri në ditën e mbledhjes së këtij Bordi, e kanë shkelur këtë armëpushim 1,620 herë. Praktikisht, gjenocidi në Gaza nuk është ndalur asnjë ditë dhe vazhdon ende.
I vetmi diskutim që u zhvillua gjatë kësaj mbledhjeje ishte ai për planet e kolonizimit të Gazës dhe shndërrimin e saj në një shtet policor dhe kamp përqendrimi, bazuar në mbikëqyrjen masive me inteligjencë artificiale dhe forcat e armatosura të vendeve anëtare të këtij Bordi, si dhe shpronësimin e tokës palestineze nga korporata që do t’i paguajnë tarifë perandorit Trump.
Dhe në këtë pikë, Amerika e Trump-it dhe Izraeli përfaqësojnë Gjermaninë Naziste, ndërsa koalicioni ndërkombëtar i vendeve që marrin pjesë në këtë bord, pjesë e të cilit jemi edhe ne dhe Kosova, përfaqëson Francën e Vishisë dhe Norvegjinë e Kuislingut.
Në vitet pas Luftës së Parë Botërore, sundimi kolonial nuk mund të shpallej hapur, dhe për këtë në Versajë u hartua një zgjidhje që kontrolli kolonial të quhej “Kujdestari”, që nënkuptonte një sundim të huaj të shtrirë pa kufij, ku sovraniteti nuk mohohej, por shtyhej pafundësisht, derisa ata që ushtronin “kujdestarinë” ta shihnin të arsyeshme se popullsia nën administrim ishte gati për vetëqeverisje.
Dhe në vitin 1920, Palestina u vu nën “kujdestarinë” e mbikëqyrjes britanike, derisa sionistët që bashkëpunuan me nazizmin dhe fashizmin sollën në Palestinë të rinj sionistë që filluan të pushtonin vendbanimet palestineze dhe në vitin 1948 arritën të shkatërronin plotësisht shoqërinë palestineze.
Dhe tani, 106 vjet më vonë, ky mandat “kujdestarie” është rikthyer.
Gazës po i ofrohet paqe si administrim i huaj në vend të sovranitetit. Dhe qëllimi i kësaj “kujdestarie” nuk është zhvillimi, por dëshpërimi dhe çuarja e popullsisë drejt nënshtrimit të përhershëm, ku krimet e shtetit nazist të Izraelit jo vetëm do të mbulohen, por do të fshihen plotësisht.
Dhe ata vendosën të rikthejnë mandatin britanik të viteve 1920 me një terminologji të re, “Bordi i Paqes”, sepse forca ushtarake dështoi. Ushtria pushtuese izraelite nuk arriti asnjë nga objektivat që shpalli më 23 tetor 2023 — as shkatërrimin e Hamasit, as “fitoren” e premtuar vazhdimisht nga lideri nazist Mileikosovsky (Netanyahu), as spastrimin etnik që Izraeli synonte të kryente në Gaza.
Palestinezët qëndruan dhe rezistuan; rezistenca e armatosur rezistoi dhe qëndroi.
Kjo është si rezultat i operacionit të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili përmes një rreziku të madh dhe të përmirësuar hodhi një hap vendimtar drejt çlirimit.
Shumë prej jush do ta kundërshtojnë këtë, por së pari duhet të dini se në një luftë asimetrike, fitorja nuk matet me mposhtjen e plotë të armikut pushtues, por me aftësinë për t’i penguar objektivat e tij (ashtu si UÇK-ja gjatë luftës së Kosovës kundër Serbisë), për të ekspozuar dobësitë e tij dhe për të frymëzuar pjesën tjetër të popullsisë që ka vendosur të mbetet pasive, të ngrihet.
Dhe kjo luftë rindezi vullnetin për rezistencë tek palestinezët, duke sfiduar botën të përballet me realitetet brutale të pushtimit, aparteidit dhe gjenocidit.
Operacioni i 7 tetorit i Hamasit ishte më shumë se një operacion ushtarak; ishte një goditje strategjike në zemër të ekzistencës së shtetit gjenocidal të Izraelit. Përmes atij operacioni dhe 2 viteve rezistencë u dëshmua jo vetëm për palestinezët skeptikë, por edhe për pjesën tjetër të botës, se Izraeli nuk është i pathyeshëm.
Kjo ishte aureola e vetme me të cilën Izraeli ishte mbështjellë në të gjithë botën — se ushtria e tij pushtuese ishte më e forta dhe më e paprekshmja. Meqenëse mbijetesa e pushtuesit varet tërësisht nga projektimi i një force dërrmuese, jo vetëm ushtarakisht, por edhe psikologjikisht, për ta bërë çdo lloj rezistence të duket jo vetëm e kotë, por edhe për të dekurajuar të tjerët t’i bashkohen asaj.
Dhe në këtë përplasje, Izraeli nuk arriti të sigurojë as një fitore përfundimtare, as një fitore të vogël — as taktike, as operacionale, as strategjike — duke shënuar fundin e një ideje dhe epoke të vendosur nga pushtimi amerikan i Irakut, të njohur si “luftërat me vendim të shpejtë”.
Hamasi e bëri plotësisht të qartë atë që edhe UÇK-ja ka tentuar t’u tregojë shqiptarëve, mohuesve shqiptarë dhe pjesës tjetër të mohuesve perëndimorë: se lëvizjet e organizuara të rezistencës, pasi shndërrohen në kryengritje të armatosura të organizuara dhe hierarkike, jo vetëm që mund të shkaktojnë pengesa ushtarake sistematike dhe të përsëritura, por edhe të shkatërrojnë pa mëdyshje një divizion të ushtrisë pushtuese (si UÇK-ja në mbrojtje të Kosovës gjatë operacionit Patkoi, ku luftoi kundër një divizioni të ushtrisë serbe) — divizionin izraelit pushtues të Gazës.
Dhe atë që nuk arritën ta realizojnë në terren përmes dhunës, gjenocidit, vrasjes së fëmijëve dhe grave të pambrojtura, po përpiqen ta arrijnë përmes politikës; sepse aty ku dështon forca ushtarake, ndërhyn i gjithë diskursi i botës liberale perëndimore, duke u përpjekur ta arrijë qëllimin sionist përmes administrimit civil të huaj, i cili garanton mbulesë morale përmes bashkëpunimit të vendeve myslimane, arabe dhe jo-arabe, që sigurojnë legjitimitetin politik të kolonizimit dhe spastrimit etnik.
Pra, do të përpiqen t’i riprogramojnë palestinezët përmes mandatit të ri, jo më britanik, por amerikan, me emrin “Bordi i Paqes”.
Por prania ushtarake e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Palestinë, veçanërisht në Gaza, e bën këtë riprogramim të pamundur, pasi kjo prani fizike dhe ideologjike hedh poshtë supozimin e çdo pushtuesi se “të moshuarit do të vdesin dhe të rinjtë do të harrojnë”; për këtë arsye perandori dhe njerëzit e tij në këtë bord kërkojnë me çdo kusht çarmatimin e këtyre grupeve, sepse për sa kohë armët do të kalojnë nga të vjetrit tek të rinjtë, lufta për liri dhe sovranitet do të vazhdojë edhe më me vendosmëri.
Dhe nëse Perëndimi, Trump dhe të gjithë anëtarët e tjerë Vishitë dhe Kuislingë të këtij bordi, refuzojnë ta kuptojnë këtë fakt themelor, atëherë nuk duhet të habiten aspak kur nesër Komanda e Përbashkët Operacionale e Rezistencës së Armatosur Palestineze të zhvillojë të njëjtën luftë për liri kundër pushtuesve të rinj, anëtarëve të këtij bordi, pasi “Bordi i Paqes”, ku ata paguan taksën (xhizjen) për t’u bashkuar, është vetëm versioni më i fundit i kolonializmit në botën perëndimore.
P.S.: “Këndi më i errët i Ferrit është i rezervuar për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në kohë krizash morale.”
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
/fb

















