Një vajzë palestineze u shpëtua mrekullisht nga një shkollë në Rripin e Gazës që ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe nga ku dëgjoheshin britmat e grave dhe fëmijëve.
Shkolla “Fahmi Al-Jarjawi” në lagjen Al-Darxh të qytetit të Gazës, e cila përdorej si strehë për refugjatët palestinezë, u bombardua të hënën në mbrëmje nga sulmet ajrore të regjimit sionist. Pas sulmit, ndërtesa e shkollës u shemb dhe shpërtheu një zjarr masiv, duke zënë në të dhjetëra gra dhe fëmijë. Britmat dhe lutjet e tyre për ndihmë dëgjoheshin mes flakëve të zjarrit. Ky krim shkaktoi reagime të shumta midis përdoruesve të rrjetit social X.
Fëmijët palestinezë digjen për së gjalli
Seyed Mohammad Marandi, profesor universiteti dhe analist politik, shkroi në rrjetin social X: “Anglia po ndihmon regjimin sionist të djegë në zjarr për së gjalli fëmijët e Gazës.” Në një tweet tjetër Marandi shkroi: “Ku është Gaza; vendi ku fëmijët palestinezë digjen të gjallë?”
Kjo nuk është mosmarrëveshje, është gjenocid!
Elham Abedini, gazetare dhe përdoruese aktive e rrjetit social X, në përgjigje të këtij krimi shkroi: “Me kë duhet t’i lëmë mënjanë mosmarrëveshjet? Me mbështetësit e e një regjimi që lënë kështu një vajzë palestineze të bllokuar dhe të endet në mes të zjarrit? Nuk ka ndonjë mosmarrëveshje që mund të lihet mënjanë; është gjenocid i përhershëm.”
Bota, pa Izraelin, është një vend më i mirë për fëmijët
Një përdorues tjetër me emrin Salahuddin shkroi në rrjetin social X: “Kjo është historia e përditshme e fëmijëve në Gaza… Bota, pa Izraelin, është një vend më i bukur për fëmijët…”
Fëmijë palestinez në flakë: Ky është gjenocidi i regjimit sionist
Hussein Yazdi shkroi në rrjetin social X: “Një fëmijë palestinez që përpiqet t’u shpëtojë flakëve. Ky imazh është marrë në qytetin e Gazës, në shkollën “Fahmi Al-Jarjawi”, e cila është një strehë për familjet palestineze të zhvendosura. Kjo shkollë ishte sulmuar nga Izraeli; ky është gjenocidi i regjimit sionist dhe mbështetja e Perëndimit.”
Fëmijët e Gazës; kryetitujt e agjencive botërore të lajmeve
Muhammad Safa, një përdorues i rrjetit social X, shkroi: “Videoja e një fëmije palestinez që endet midis tymit dhe zjarrit duhet të jetë në faqen e parë të të gjitha agjencive të lajmeve në botë. Një vajzë palestineze, ndërsa flinte, përpiqet t’i shpëtojë zjarrit pasi shkolla e saj u bombardua.”
Fëmijët e Gazës, fëmijë të pafajshëm në tokën e luftës
Një përdorues tjetër, i quajtur Mehdi, shkroi një poezi në rrjetin social X për fëmijët e Gazës: “Fëmijët e Gazës, fëmijë të pafajshëm në tokën e luftës / nën barrën e vuajtjeve dhe mëkateve / buzëqeshjet e tyre të mbyllura në një cep të errët / sytë e tyre plot dhimbje dhe rënkime pafund / qielli i tyre i mbushur me tym e zjarr / lojërat e tyre të mbetura në ndonjë mbi tokë / sytë e botës, të mbyllura e të heshtura / fëmijët e Gazës qajnë në heshtje.”/parstoday