Britani, kryeministri pezullon anëtarësimin e një deputeti në parti shkaku i deklaratës islamofobike

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak tha se deputeti i partisë në pushtet, Lee Anderson, i cili dha deklarata anti-muslimane (islamofobike) për kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, “janë të papranueshme dhe të gabuara”.  Në deklaratën e tij për BBC Radio York, Sunak tha se tensionet e fundit në vend që rezultuan nga diskriminimi me bazë fetare dhe etnike kanë qenë në një nivel që askush nuk do t’i dëshironte. Ai shtoi se prioriteti i të gjithëve duhet të jetë ulja e tensioneve.

“Kjo është ajo që të gjithë duan të shohin. Kjo është arsyeja pse fjalët janë kaq të rëndësishme. Deklaratat e (Anderson) ishin të papranueshme dhe të gabuara. Kjo është arsyeja pse ne pezulluam anëtarësimin e tij në parti”, tha Sunak.

Kur u pyet për ndikimin e deklaratave të Andersonit në fushatën zgjedhore të Partisë Konservatore në pushtet, Sunak tha: “Nuk është ky problemi. Ne duhet të ruajmë standardet në situata të tilla”.

Anderson në një intervistë më 24 shkurt për kryebashkiakun e Londrës, Khan tha: “Unë nuk mendoj se islamistët morën kontrollin e vendit tonë, por mendoj se ata morën kontrollin e Khan-it dhe Londrës. (Khan) ua dha kryeqytetin tonë miqve të tij”. Khan tha se këto deklarata, të cilat ai i konsideroi “racizëm dhe islamofobi”, i hodhën “benzinë zjarrit” mbi ndjenjën në rritje anti-muslimane (islamofobinë).

Duke kritikuar kryeministrin Sunak për mosdhënien e një deklarate për këtë çështje, Khan tha: “Heshtja shurdhuese e Sunak dhe kabinetit mbyll një sy ndaj këtij racizmi”. “Ata duket se janë bashkëpunëtorë në këtë lloj racizmi”, tha Khan. Ai tha se kjo situatë jep mesazhin se retorika kundër muslimanëve mund të përdoret lehtësisht dhe krimet e urrejtjes mund të kryhen lehtësisht.

Kreu i Partisë Laburiste kryesore të opozitës, Keir Starmer në artikullin e tij për “The Observer” dje deklaroi se Sunak e kishte kthyer Partinë Konservatore në një “strehë të sigurt” për ekstremistët. Pavarësisht këtyre reagimeve, Sunak dha një deklaratë dje duke theksuar se “antisemitizmi po rritet në vend”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne