Brukseli kusht Shqipërisë heqjen e shpifjes nga Kodi Penal, Rama nis lëvizjet për ndryshimin e ligjit

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama deklaroi para gazetarëve se kishte nisur negociatat me Bashkimin Evropian për të hequr veprën penale të shpifjes nga Kodi Penal. Duke e paraqitur si lajm të mirë për gazetarët, Rama tha me ironi se pas dekriminalizimit të shpifjes ‘jeni të lirë të shpifni sa të doni’, duke iu referuar mediave si tenxhere që ziejnë gjysmë të vërteta për qeverinë e tij, duke pasur në mendje dy dosjet e fundit të SPAK-ut për AKSHI-n dhe ARRSH-në.

E vërteta është se dekriminalizimi i shpifjes është një nga kushtet më të panegociueshme të Brukselit për të integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në kuadër të garantimit të lirisë së mediave, si një nga kolonat e demokracisë. Qeveritë shqiptare janë kritikuar në vijimësi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, OSBE dhe institucionet e BE-së për përkeqësimin e vazhdueshëm të lirisë së medias, përmes bleres së pronarëve të medias me koncensione, tendera, falje taksash dhe favore të tjera, si dhe për presion me padi dhe metoda të tjera ndaj mediave që i kanë rezistuar shitblerjes.

Qeveria ka ndërmarrë edhe disa nisma për censurimin e medias dhe kufizimin me ligj të portaleve, të cilat janë hedhur poshtë dhe dënuar si antidemokratime nga BE-SHBA. Në sirtarët e Kuvendit janë disa projekligje kundër medias të bllokuara pas presionit ndërkombëtar dhe paralajmërimit për sanksione nëse shumica do të përdorte numrat për t’i miratuar.

Angazhimi i qeverisë dhe Kuvendit për dekriminalizimin e shpifjes është një lëvizje e detyruar nga Bashkimi Evropian. Shpifja pritet të hiqet nga Kodi i ri Penal. Por, meqenëse Kodi i ri Penal është kontastuar gjerësisht, mazhoranca mund të paraqesë një amendament në Kuvend për heqjen e veprës penale të shpifjes nga Kodi Penal në fuqi./prapaskena.com

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne