Bursa studimi për nxënësit e Arsimit Profesional, degët prioritare dhe kategoritë që përfitojnë

Me mbështetje të financuar nga Bashkimi Europian, kategoritë që përfitojnë bursë të plotë janë vajzat të cilat do të ndjekin profesione si mekanike, elektronike, përpunime druri, gjeodezi, shërbimesh mjete transporti dhe termohidraulikë. Gjithashtu me bursë të plotë do të mbështeten ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhëse në arsimin profesional me notën mesatare mbi 9.

Një tjetër kategori e cila do të përfitojnë janë grupet e veçanta, njerëzit me aftësi të kufizuar, pakicat kombëtare rome dhe egjiptiane etj si dhe nxënës që banojnë larg shkollave profesionale. Ndërkohë degët prioritare që do t’u jepen bursa studimi e plotë janë sektorët si bujqësi, veterinari, ndërtimi, pyje, peshkimi, gjeologji, detari etj.

Arsimi i Mesëm Profesional është një ndër prioritetet e buxhetit afatmesëm 2025-2027 ku synohet të rritet përqindja e të të punësuarve pas diplomimit në shkollat e mesme profesionale në 58% të totalit që mbarojnë studimet në 2026. Gjithashtu rritje e numrit të nxënësve me aftësi të kufizuar që ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale nga 155 nxënës në vitin 2024, në 180 nxënës në vitin 2027./Tpz 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne