Bushati kundër Argita Malltezit në krye të PD: Do ta rrudhë partinë si “Lëkura e shagrenit”, i shërben familjes dhe jo opozitës

Andi Bushati thotë se një katapultim i Argita Malltezit në krye të PD, do të ishte një recetë shumë e keqe për opozitën, sepse është zgjidhje për interesat e familjes Berisha dhe jo për interesat e opozitës.  I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se nëse Malltezi e trashëgon partinë nga babai i saj Berisha, PD do të rrudhet.

“Është fakt konkret që Argita po merr përmasë, është shumë aktive. Kemi një ndryshim, familja e Berishës, mund të ketë bërë ndonjë gjë nën tavolinë më parë, por nuk ka dalë aktor i dorës së parë. Këtu kemi ndryshim kursi.  Them që nëse Berisha e vendos, ia imponon PD-së së mbetur Argitën. I imponoi Lul Bashën që nuk merrte asnjë votë pa Saliun. Me vajzën e vet e ka më kollaj,

Berisha do të zgjedhë një pasardhës për t’i shërbyer familjes të tij, apo për PD-në? Nëse e bën familjare, e zgjedh por e tkurr PD-në si “Lëkura e shagrenit”. Do ti mbajë militantët por do të zvogëlohet shumë.

Politikanët kryesorë, nuk kanë besimin e publikut. Opozita duhet të japë shembullin e kundërt. Po të trashëgojmë benefitet e politikës, është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Ramës”, tha Bushati. /tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne