Deklarata e mbledhjes së jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për agresionin e regjimit sionist

Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në një deklaratë të përbashkët, duke theksuar prioritetin e çështjes palestineze, kërkuan rihapjen e menjëhershme të vendkalimeve humanitare për tu ardhur në ndihmë të banorëve të Gazës.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik u mbajt sot në Xheddah me praninë e ministrave të jashtëm dhe zyrtarëve të vendeve anëtare të kësaj organizate.

Sipas rrjetit Al-Akhbariya, vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kanë publikuar një deklaratë të përbashkët mbrëmjen e sotme (të mërkurën) në lidhje me agresionin e regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Në këtë deklaratë të përbashkët, shtetet anëtare të kësaj organizate kërkuan ndalimin e menjëhershëm të agresionit brutal të forcave pushtuese izraelite kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe heqjen e bllokadës së vendosur kundër këtij rajoni.

Në këtë deklaratë, i kërkohet gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të sigurojë ndihmë humanitare, mjekësore, emergjente, furnizim me ujë dhe energji elektrike dhe të rihapë menjëherë kalimet e sigurta humanitare për të dërguar ndihma urgjente në Rripin e Gazës.

Në të njëjtën kohë, vendet anëtare të kësaj organizate theksuan rëndësinë e çështjes palestineze për të gjithë umetin islam, duke mbështetur të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, veçanërisht të drejtën për vetëvendosje dhe kthimin e refugjatëve palestinezë, të drejtën për pavarësinë dhe formimin e një shteti palestinez./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne