Behar Kaceli
EMIN, Nazîrî-zâde Mehmed Efendi (Vd.1712)
Dijetar, Poet, Muzikant, Politikan, Burrështetas.
Emri i tij i vërtetë ishte Mehmed dhe njihej me nofkën Nazîrî-zâde. Lindi në Delvinë. Pasi mori një arsim të mirë dhe shërbeu në disa detyra pranë oborrit perandorak, u emërua kapıcıbaşı (kryeportier i pallatit). Meqë një poezi “rrubai” që kishte shkruar u pëlqye shumë ai u bë shumë i njohur.
Ai u emërua defterdar i Qipros. Vdiq në vitet 1124 hixhri / 1712, ndërsa ushtronte detyrën e defterdarit të Qipros.
Emîni, i cili dinte arabisht dhe persisht në nivel të tillë sa të shkruante poezi, ishte gjithashtu mjeshtër në kronogramat poetike “nxjerrjen e datave me anë të poezive”. Burimet përmendin se ai kishte edhe një talent të veçantë në shkencën e muzikës. Kur erdhi nga Selaniku në Stamboll, për një kohë të gjatë mori pjesë në rrethet e bisedave të personaliteteve më të shquara të kohës. Për njërin prej njerëzve të famshëm të kohës së tij ai ka hartuar një poezi kronogramë.
https://teis.yesevi.edu.tr/madde-detay/emin-nazirizade-mehmed-efendi
/fb















