Demonstruesit në Podgoricë i kërkojnë qeverisë malazeze qe të vendosë sanksione ndaj Izraelit

 

Sot ne oren 3 pm ne Podgorice te Malit te Zi, qindra protestues nga janë mbledhur nga disa qytete te Malit te Zi per te protestuar kunder krimet izraelite kundër palestinezëve ne Gaza.

Qytetaret shqiptare dhe malazeze janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë ne Podgoricë për të mbështetur popullin palestinez dhe kundershtuar gjenocidin izraelit.

Tubimi i Paqes dhe Marshi u organizua nga studentët, Lëvizja e Solidaritetit me Palestinën dhe Shoqëria e Miqësisë Malazezo-Palestineze.

Që nga fillimi i sulmit në Gaza, qytetarët janë mbledhur në disa qytete malazeze dhe me këtë tubim qendror, organizatorët thone se duan të tërheqin vëmendjen për krimet izraelite kundër palestinezëve ndersa kerkojne qe qeveria e Malit te Zi te distancohet nga regjimi kriminal i Benjamin Netanjahut dhe Izraelit. /Jazeera / Impakt.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne