Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet

Një instalacion i një artisteje britanike kushtuar Palestinës është dëmtuar në një muze në Hamburg të Gjermanisë. Përfaqësuesit e muzeut e cilësojnë akt vandal të motivuar politikisht dhe kërkojnë hetim të thelluar.

Një instalacion artistik dedikuar Palestinës është dëmtuar në një muze të artit bashkëkohor në Gjermani. Muzeu Kunstverein në Hamburg e cilëson aktin të shënjestruar politikisht, ndërsa ky instalacion sillte përpara publikut tokën e kuqe dhe dheun prej gjaku të Palestinës

Në Instagram, muzeu bëri me dije se një vizitor i paidentifikuar kishte dëmtuar në mënyrë specifike një pjesë të instalacionit, që përfshinte fjalën “Palestinë”.

Muzeu e dënoi aktin, duke e quajtur atë vandalizëm, ndërkohë që autoritetet gjermane po hetojnë incidentin si një krim të mundshëm të urrejtjes. Vepra në fjalë ka si autore Phoebe Collings-James, një artiste multidisiplinare të lindur në Londër, e cila prodhon instalacione që përfshijnë qeramikën, pikturën dhe tingujt, shpesh duke iu referuar historive të kolonializmit.

Instalacioni në fjalë i referohet poezisë së Aimé Césaire-it, “Kthimi në tokën time amtare”(1939). Për instalacionin artistja mbuloi një nga dyshemetë e galerisë së muzeut me argjilë të tharë rozë. Më pas ajo e skaliti baltën me vizatime dhe fraza dhe e zbukuroi me trëndafila të zinj qeramike dhe referenca për Palestinën, Haitin, Sudanin dhe Kongon. Në një intervistë për FAD, Collings-James i përshkroi lulet e skalitura si homazh për këto vende. /Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne