Deputetët francezë reagojnë ndaj vrasjes së një anëtari të MPJ-së franceze nga Izraeli

Pasi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Francës njoftoi për vrasjen e një punonjësi të saj si pasojë e sulmit të Izraelit ndaj një ndërtese më 13 dhjetor në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, deputetët francezë i reaguan Izraelit ndërsa mediat franceze e mbuluan rastin vetëm nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Në njoftimin e djeshëm të MPJ-së, edhe pse u dënua shënjestrimi i një ndërtese ku jetojnë civilët, tërhoqi vëmendjen mospërmendja e anëtarit të MPJ-së franceze të vrarë nga Izraeli pas shënjestrimit të ndërtesave civile në kufirin Gaza-Egjipt, nga kryediplomatja franceze, Catherine Colonna në vizitën e saj në Tel Aviv, në konferencën e përbashkët për media me homologun e saj izraelit.

Ministria nuk e bëri të ditur emrin e anëtarit të MPJ-së të vrarë ndërsa “Le Figaro” raportoi se personi i vrarë në sulmin izraelit është palestinez me emrin “Ahmed Abou Shamla”. Deputetja e aleancës “NUPES”, Elsa Faucillon, në postimin e saj në rrjetin social X, tha se Ahmed Abou Shamla ka punuar 23 vjet për MPJ-në franceze si dhe në Institutin Francez në Gaza.

Faucillon thekson se Franca nuk ka përfshirë 4 djemtë e anëtarit të MPJ-së në listën “e atyre që u është lejuar dalja nga Gaza” dhe se Abu Shamla për këtë arsye ka vendosur të qëndrojë me ta në Gaza.

– “Erdhi koha për grusht në tavolinë kundër Netanyahut”

Deputetja e Partisë Renaissance dhe zëvendëskryetarja e Komitetit Parlamentar për Punët e Jashtme, Mireille Clapot në postimin e saj në X, reagoi ndaj vrasjes së punonjësit të ministrisë. “Janë vrarë 18 mijë persona, dy të tretat e të cilëve gra dhe fëmijë, 3 pengje izraelite dhe një punonjës i MPJ-së franceze. Çfarë duhet që bota të ndalojë të mbështesë çmendurinë vrastare të Izraelit?”, shkroi ajo.

Antoine Leaument, deputet i Partisë “Franca e Papërkulur” (LFI), shprehu solidaritetin e tij me familjen e punonjësit të ministrisë, duke thënë: “Erdhi koha për grusht në tavolinë kundër (Benjamin) Netanyahut”. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen shprehu “pikëllimin e thellë” të saj për vrasjen e punonjësit të ministrisë, duke shprehu solidaritetin e saj me familjen e tij.

Nga ana tjetër, mediat franceze, u mjaftuan vetëm me lajm nëpërmjet njoftimit të ministrisë. MPJ e Francës më 13 dhjetor njoftoi se si pasojë e shënjestrimit të një ndërtese banimi nga Izraeli në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, anëtari i MPJ-së franceze është plagosur rëndë kurse shumë të tjerë kanë humbur jetën.

Njoftimi bëri të ditur se personi në fjalë më pas i është nënshtruar plagëve, duke dënuar shënjestrimin e ndërtesës ku jetojnë civilët. Më tej u tha se Franca u ka kërkuar autoriteteve izraelite të sqarojnë sa më shpejt kushtet në të cilat është kryer bombardimi./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne