Gazetari izraelit, Riklin: “Nuk mund të fle nëse nuk shoh shtëpi të shkatërruara në Gaza”

Deklarata e gazetarit izraelit, Shimon Riklin se ai mbështet krimet e luftës së vendit të tij në Gaza tërhoqi reagime të shumta. Duke folur në programin e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin izraelit “Channel 14”, gazetari izraelit Riklin tha: “Nuk mund të fle nëse nuk shoh shtëpi të shkatërruara në Gaza”.

Riklin, i cili bëri deklarata që tërhoqën reagimin e komunitetit ndërkombëtar, tha: “Unë përkrah krimet e luftës” dhe se nuk i interesojnë kritikat ndaj tij. Ai theksoi se ai dëshiron që ushtria izraelite të shkatërrojë më shumë shtëpi dhe ndërtesa në Gaza dhe se banorët e Gazës mos të kenë ku të shkojnë kur të kthehen.

Duke cituar Torën, Riklin pretendon se me palestinezët kurrë nuk mund të arrihet marrëveshje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne