Dhuna tronditëse: Adriatik Roshi masakrohet me leva dhe sopatë, ndërsa qethej. Urdhri nga biznesmeni “Tur Koçeku”

Publikohen pamjet ku persona të maskuar dhe të armatosur qëlluan me sende të forta Adriatik Roshin, i njohur si “Ad Leci”, në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë.

Siç shikohet në pamjet, personat e pajisur me shkopinj e leva, madje dhe me sopatë, godasin pa mëshirë.

Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi kqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona.

Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin e Tur Kocekut, si person që dyshohet se dha urdhrin për dhunën barbare.

Ngjarja
Biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur dhe si Tur Koçeku dhe 5 anëtarë nga fisi i tij, akuzohen se dhunuan barbarisht 48-vjeçarin, si hakmarrje për sherrin masiv gushtin e 2024-ës në club Sin në Palasë gjatë kohës që performonte live këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros. Policia në atë kohë nuk e kishte identifikuar, Adriatik Roshin, në mesin e autorëve të dyshuar në resortin në jug.

Hetimet

Aktualisht Roshi ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa agjentët e Komisariatit nr. 3 identifikuan në total 6 persona të cilët organizuan, ruajtën dhe dhunuan 48-vjeçarin, 2 prej të cilëve u arrestuan.

Nga hetimet dhe këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, agjentët e Komisariatit nr. 3 zbuluan rolet e secilit prej anëtarëve të fisit Koçeku të përfshirë në dhunë./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne