Dhunimi i artistëve, Meta “shuplakë” Policisë: Shumë turp! As sampistët e Ramiz Alisë…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka quajtur të turpshëm rrethimin e godinës së Teatrit Kombëtar nga forcat e Policisë dhe përplasjen fizike mes tyre dhe komunitetit të artistëve.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Meta shkruan se kjo është një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme, duke i bërë thirrje Policisë që të respektojë artistët dhe të mos ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre.

Sipas kreut të shtetit, “as sampistët e Ramoz Alizës nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor të ’90”.

Postimi i Metës:

Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne