Donald Trump nominohet zyrtarisht si kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale

Partia Republikane dje nominoi zyrtarisht ish-presidentin Donald Trump si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA, vetëm dy ditë pasi ai i mbijetoi një atentati në shtetin e Pensilvanisë.

Trump thuhet se kaloi një prag kyç gjatë numërimit procedural të delegatëve republikanë sot pasdite, gjatë Konventës Kombëtare Republikane katërditore, duke e bërë atë kandidatin zyrtar.

Vetëm pak çaste më parë, Trump njoftoi se senatori i Ohajos, JD Vance, do të jetë kandidati i tij për nënpresident në zgjedhjet e nëntorit.

“Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori J.D. Vance i Shtetit të Madh të Ohajos”, tha Trump në uebsajtin e tij “Truth Social”./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne